Jaguar Land Rover do të prodhojë 100 makina autonome brenda 2020-tës

Publikuar më: 13-07-2016

The Jaguar logo is pictured at a Jaguar Land Rover showroom in Mumbai February 13, 2013.    REUTERS/Vivek Prakash/File Photo

REUTERS/Vivek Prakash

Reuters – Prodhuesi i shquar britanik i makinave Jaguar Land Rover bëri të ditur ditën e djeshme se më shumë se 100 makina autonome do të nxirren në qarkullim katër vitet e ardhshme për të testuar sistemet e vetëdrejtimit.

Jaguar Land Rover, prodhuesi i modeleve spotive dhe luksoze 4×4 Range Rover, do të testojë modelet e reja në një itinerar prej 66 km në rrugët kryesore afër zyrave qendrore të kompanisë.

Tregu i makinave autonome aktualisht vlen 1,29 miliard dollar globalisht dhe me rritjen e vazhdueshme të tij lind nevoja për eleminimin e disa ngërçeve ligjore si përshembull përcaktimi i fajtorit në një aksident rrugor ku përfshihen dy makina autonome.

Është vetë qeveria Britanike ajo që po ndërton bazën e duhur ligjore për të lejuar qarkullimin e makinave autonome në rrugë brenda 2020-tës. Sipas shefi të zyrës së hulumtimit pranë Jaguar Land Rover, Tony Harper, teknologjia e firmës përmban një pamje tre dimensionale të rrugës e aftë të njohë pengesat rrugore dhe e paisur me komunikim radio mes makinave për të eleminuar aksidentet rrugore.

Por Jaguar Land Rover nuk është i vetëm në këtë iniciativë sepse edhe Ford me mbështetjen e qeverisë Amerikane po përpiqet të vërë në jetë një projekt testimit të makinave autonome. Suedezja Volvo gjithashtu shpreson që vitin e ardhshëm të testojë makinën e parë me sistem vetëdrejtimi në Londër.

Japonezja e Nissan ka planifikuar të ndërtojë makinën e parë autonome për masat në Britani në përpjekje për të rivalizuar Tesla-n dhe kompanitë teknologjike si Google të cilat nuk e kanë kursyer konkurrencën ndaj prodhuesve tradicional. (PCWorld Albanian)

Jaguar Land Rover do të prodhojë 100 makina autonome brenda 2020-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)