Ja sesi të shkarkoni aplikacione në Windows Store pa një llogari Microsoft

Publikuar më: 29-11-2016

windowsstorenoaccount-100695591-largePërdoruesit e Windows 7-tës jetojnë me idenë se nëse vendosin të kalojnë në Windows 10 dhe të vijojnë përdorimin e sistemit operativ me një llogari lokale nuk do të mund të shkarkojnë aplikacionet nga Windows Store.

Kjo ka ndryshuar së fundi dhe konfirmimi vjen nga vetë Microsoft. Nuk dihet saktë se kur ndryshimi ka hyrë në fuqi por Microsoft e lejon qasjen në Windows Store edhe pa një llogari Microsoft.

Gjithësesi, instalimi i aplikacioneve është i mundshëm terësisht por jo për të gjithë aplikacionet. Do të hasni vështirësi në shkarkimin e Asphalt 8 dhe Cut the Rope 2 ndërsa Halo 5 kërkon një llogari Microsoft.

Në të vërtetë nuk ekziston një marifet i cili e devijon procesin e regjistrimit të një llogarie. Nëse vëreni një aplikacion falas provoni ta shkarkoni. Në të shumtën e rasteve do të funksionojë.

Por nuk duhet të harroni se përdorimi i Windows Store pa një llogari do të thotë humbje të disa funksionaliteteve të avancuara si ruajtja e një liste me aplikacionet e blera dhe përdorimi i tyre në të gjitha paisjet. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të shkarkoni aplikacione në Windows Store pa një llogari Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)