Ja sesi të rikuperoni të dhënat tuaja me TestDisk

Publikuar më: 24-10-2016

data-recovery-100688007-largeNjë ndodhi e cila të jep një ndjesi dërrmuese është momenti kur pasi keni instaluar një system të ri operativ keni humbur të gjitha të dhënat e kompjuterit të familjes. Është diçka e cila mund të kapërdihet nëse janë të dhënat tuaja por nëse janë të familje, atëherë fillon kokëçarja.

Është diçka e cila na ndodhi ndërsa po instalonim Ubuntu 16.04 krahas Windows 7-tës. Por pas një momenti paniku gjetëm një program i cili na shpëtoi kokën: TestDisk.testdisk-menu-100687958-orig

Një gjë që duhet të kuptoni është se në momentin kur fshihen disqet e memorjes, në të vërtetë të dhënat janë akoma në disk. Fshirja vetëm heq treguesin e skedarit të cilët rrinë në pritje për tu rishkruar.

TestiDisk është i disponueshëm në Windows dhe Linux por për të rikthyer të dhënat u duhet një USB live Ubuntu-je në mënyrë që të qaseni nga “jashtë” në disqet e memorjes.testdisk-list-files-100687957-large

Pasi të jeni qasur në Ubuntu instaloni TestDisk me komandën sudo apt-get install testdisk. Për këtë do tu duhen privilegjet e administratorit. Në momentin e lançimit TestDisk do tu kërkojë të krijoni një regjistër. Më pas menjëherë do tu shfaqen disqet e disponueshme.

Nëse nuk jeni të qartë rreth disqeve që doni të rikuperoni shkruani komandën lsblk për më shumë informacion. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të rikuperoni të dhënat tuaja me TestDisk
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)