Ja sesi të ri-instaloni Windows 10-tën nga e para duke ruajtur skedarët

Publikuar më: 18-10-2016

win-10-reset-pc-refresh-remove_largeNganjëherë Windows-i ka nevojë tja fillojë nga e para. Kjo për dy arsye kryesore: një program mund të jetë “shtrembëruar” ose një skedar të jetë korruptuar. Për fat të mirë Windows 10 ofron një opsion të tillë dhe vetëm pak klikme larg.

Versioni më i fundit i sistemit operativ të Apple ka një opsion nëpërmjet të cilit mund të riinstaloni Windows-in dhe të fshini terësisht programet por të ruani skedarët.

Kjo rifreskim nuk heq programet “bonus” që mund të ketë instaluar prodhuesi i kompjuterit, dhe heqjen e tyre duhet ta bëni manualisht.

A jeni gati? Klikoni butonin “Start” dhe përzgjidhni “Settings”. Në dritaren e re që u shfaqet klikoni opsionin “Update and Security” dhe që aty klikoni “Recovery.”

Në krye të opsioneve të dritates së re do të gjeni një “Reset this PC.” Klikoni butonin “Get started” dhe më pas do të përzgjidhni opsionin “Keep My Files.”

Tani e vetmja gjë që u ka ngelur është të prisni. Sapo të përfundojë do të mund tja filloni nga e para me një instalim të “ri” të windows 10-tës. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të ri-instaloni Windows 10-tën nga e para duke ruajtur skedarët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)