Ja sesi të realizoni video thirrje me aplikacionin WhatsApp

Publikuar më: 25-10-2016

phone-with-whatsapp-app-being-installed-136406781923303901-160614115015Ashtu siç ju lajmëruam gjatë ditës WhatsApp lançoi video thirrjet në aplikacionin e saj Android. Veçoria e re është e disponueshme vetëm në versionet beta të aplikacionit.

Për ta përdorur duhet të keni të instaluar versionin beta 2.16.318 të WhatsApp. Për të shkarkuar këtë version drejtohuni në dyqanin e aplikacioneve Play Store dhe kërkoni aplikacionin WhatsApp.

Shfletoni drejt fundit të ndërfaqes dhe poshtë listës së aplikacioneve të sugjeruara do të vëreni një seksion ku ju kërkon për tu bashkuar fazës beta të testimeve të aplikacionit. Klikoni “Im in” dhe prisni për ca sekonda gjersa periudha e regjistrimit të realizohet.

whatsapp2Më pas drejtohuni tek seksioni i shkarkimit të aplikacionit në krye të faqes ku do të vëreni se në vend të butonin “Open” tashmë është një tjetër buton “Update.” Sapo të keni klikuar Update versioni më i fundit beta do të instalohet së bashku me veçorinë e video thirrjeve.

Në momentin që përfundon procedura e instalimit hapni aplikacionin dhe drejtohuni tek seksioni i thirrjeve. Duke klikuar butonin i cili përfaqësohet nga një pult telefonik me shenjën “+” një listë kontaktesh do tu shfaqet për kryerjen e thirrjeve.

Do të vini re se në të djathtë të çdo kontakti do të keni dy ikona, e para është për thirrjet me zë dhe e dyta për video thirrjet.

whatsapp1Keni kujdes se pavarësisht se ikonat shfaqen për të gjitha kontaktet kjo nuk do të thotë se mund të realizoni video thirrje me një kontakt të caktuar.

Kjo është e mundur vetëm nëse bashkëbiseduesi ka ndjekur po të njëjtën procedurë që përshkruam më lart, pra të ketë instaluar versionin 2.16.318 beta të aplikacionit.

Gjithësesi do të njoftoheni për pamundësinë e kryerjes së thirrjeve me një mesazh paralajmëruar ku thotë se bashkëfolësi duhet të përditësojë WhastApp. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të realizoni video thirrje me aplikacionin WhatsApp
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)