Ja se si

Ja sesi të përmirësoni FPS-në e video lojërave në Windows 10

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
Ja sesi të përmirësoni FPS-në e video lojërave në Windows 10

game-barWindows 10-ta supozohej të ishte sistemi operativ më miqësor për video lojërat dhe nëse e krahasoni me Windows 8-tën, ky fakt është i vërtetë.

Megjithatë ekzistojnë disa “risi” të cilat më shumë sesa të dobishme janë të dëmshme siç është rasti i një funksionaliteti i cili regjistron me video lojërat, Game DVR.

Pjesë e Windows 10-tës dhe i quajtur Game Bar, ky funksionalitet e bën shumë më të lehtë regjistrimin e momentit që po luani për ti ngarkuar në Youtube. E gjitha kjo është e mundur falë aplikacionit Xbox i cili është i integruar në Windows 10.

Por problemi qëndron tek fakti se Game DVR, i quajtur Xbox DVR nganjëherë, mund të rezultojë me impakt serioz në performancën e lojërave edhe sikur të mos jeni duke regjistruar.

Këtë funksion mund ta ç’akivizoni me një komandë regjistri.

  1. Hapni menunë Start dhe dhe lançoni regedit
  2. Navigoni në HKEY_CURRENT_USER\System\GameConfigStore.
  3. Klikoni me të djathën në GameDVR_Enabled dhe përzgjidhni opsionin Modify duke ndryshur vlerën e tij në 0
  4. Navigoni në HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Policies\Microsoft\Windows
  5. Klikoni me të djathën në Windows dhe përzgjidhni opsionin New > Key dhe emërtojeni GameDVR
  6. Klikoni mbi GameDVR dhe përzgjidhni opsionin New > DWORD (32-bit) Value dhe emërtojeni AllowGameDVR
  7. Klikoni me të djathën mbi AllowGameDVR dhe përzgjidhni opsionin Modify duke e ndryshuar vlerën në 0

Kaq është e gjitha. Mbylleni editorin e regjistrit dhe rindizni kompjuterin tuaj. Tashmë ky funksionalitet do të jetë i çaktivizuar në Windows 10 dhe shpresojmë të ketë përmirësuar sadopak performancën e FPS për lojërat e preferuara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>