Ja se si

Ja sesi të ndryshoni motorin parësor të kërkimit në shfletuesin Edge

Sep 29 2016
0 Shpërndarje
Ja sesi të ndryshoni motorin parësor të kërkimit në shfletuesin Edge

389010-microsoft-edge-browserA përdorni shfletuesin Edge për të naviguar në internet? Në të vërtetë është një shfletues shumë më i mirë sesa Internet Explorer dhe në një farë mënyrë të gjithë e pranojnë këtë fakt.

Megjithatë ajo që mund të mos u pëlqejë rreth tij është motori parësor i kërkimit, funksion i cili kryhet nga Bing. Por kjo mund të ndryshojë. Ja çfarë duhet të bëni:

  1. Vizitoni uebfaqen e motorit të kërkimit
  2. Klikoni ikonën e menusë përfaqësuar tre pika vertikale
  3. Klikoni “Settings”
  4. Klikoni “View Advanced Settings”
  5. Në gjysmën e ndërfaqes së shfaqur do të gjeni një opsion “Change Search Engine”
  6. Përzgjidhni faqen që dëshironi të jetë opsioni parësor i kërkimit në internet

Kjo është e gjitha. Tani mund të përdorni Edge me motorin e kërkimit të dëshiruar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>