Ja sesi të ndryshoni emërtimin e telefonit në Google Play Store

Publikuar më: 25-10-2016

google-play-store-100655435-largeNjë nga pikat më të forta të Google Play Store është mundësia për të shkarkuar dhe menaxhuar blerjet e aplikacioneve dhe përmbajtjeve të ndryshme nga shfletuesi.

Kur shkarkoni një aplikacion nga Google Play në ueb, klikimi i butonit “Install” do të pasohet nga një listë paisjesh Android të cilat e kanë të instaluar.download-app-100685597-large

Për fat të keq emrat e paisjeve mund të mos jenë ato që prisni por thjesht emra të koduar si “SM-G930A.”

Për ti dhënë paisjes tuaj një emër më të thjeshtë drejtohuni tek Play Store dhe më pas tek “Settings.” Do tu shfaqet një listë si fotoja mëposhtë.email-notification-preferences-100685590-large

Më pas klikoni “Edit” në paisjen përkatëse të cilët dëshironi ti ndryshoni emrin. Brenda kutisë do të keni mundësi të shkruani çfarëdo emri. Pasi të keni përfunduar klikoni “Update.”

click-update-100685594-largeTani e tutje kur të instaloni një aplikacion të ri do të vëreni emërtimet e reja. Këtë proces duhet ta përsërisni saherë që dëshironi të ndryshoni emrin e një paisjeje. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të ndryshoni emërtimin e telefonit në Google Play Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)