Ja sesi të mbyllni llogarinë tuaj në Linkedin

Publikuar më: 01-10-2016

%e3%83%aa%e3%83%b3%e3%82%af%e3%83%88%e3%82%a4%e3%83%b3-%e3%83%ad%e3%82%b4Linkedin nuk është rrjeti i vetëm social që ju ndihmon në përparoni në karrierën tuaj dhe nëse nuk shikoni ndonjë dobi nga ai ekziston një mënyrë për tu larguar përgjithnjë.

Teknikisht Linkedin nuk i lejon përdoruesit të çaktivizojnë llogaritë e tyre. Por ajo që mund të bëni është të fshehni llogarinë nga rezultatet e motorit të kërkimit.

Navigoni në Privacy and Settings > Manage > Edit your public profile dhe përzgjidhni opsionin Make my profile visible to no one.

Do të duhen disa javë përpara se profili juaj të “zhduket” nga rezultatet e motorit të kërkimit. Megjithatë ju do të keni mundësi të qaseni vazhdimisht në llogarinë tuaj.

Për ta mbyllur terësisht llogarinë Linkedin vizitoni faqen e mbylljes duke naviguar Privacy and Settings > Manage > Account > Closing Your Account dhe klikoni Change. Do tu kërkohet një arsye për mbylljen dhe pasi të keni vendosur fjalëkalimin përfundon e gjitha.

Në momentin që mbyllni llogarinë do të humbisni të gjitha lidhjet, rekomandimet, informacionin e profilit dhe kualifikimet. Nëse ndërroni mendje keni 20 ditë afat për të rikthyer llogarinë përpara se të humbasë përgjithnjë. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të mbyllni llogarinë tuaj në Linkedin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)