Ja sesi të mbroni me fjalëkalim blloqet e shënimeve në OneNote

Publikuar më: 20-10-2016

microsoft-onenote-pencil-fiftythreeOneNote është një softuer jashtzakonisht i zhdërvjellët. Saherë që e shfrytëzoni aplikacionin për të mbajtur shënime do të mësoni diçka të re të cilën do e dashuroni.

Në varësi sesa e përdorni OneNote, mund tu ketë shkuar në mendje ti siguroni ato shënime që keni ruajtur. Për fat të mirë aplikacioni ofron një funksionalitet për të mbrojtur me fjalëkalim disa seksione të caktuara të blloqeve të shënimeve.

Shpresojmë që të mos keni ruajtur fjalëkalime në OneNote sepse atje tutje ka një sërë aplikacionesh për menaxhimin e tyre që janë shumë të më sigurtë. Për çdo gjë tjetër që dëshironi ta mbani të fshehtë ja tek e kemi zgjidhjen.

Hapni aplikacionin në desktop dhe bllokun e shënimeve që duani të mbroni. Klikoni me të djathtën në një prej seksioneve dhe përzgjidhni opsionin “Password Protect This Section.” Brenda ndërfaqes së re janë dy opsione: “Set Password” dhe “Remove Password.”

Do tu kërkohet të shkruani dyherë fjalëkalimin në momentin që jeni duke e vendosur. Kini kujdes sepse nuk ekziston asnjë mënyrë për të rikuperuar informacionet nëse humbisni fjalëkalimin. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të mbroni me fjalëkalim blloqet e shënimeve në OneNote
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)