Ja sesi të mbroheni nga hakimi i Yahoo

Publikuar më: 26-09-2016

4971Nëse keni një llogari Yahoo, është e këshillueshme të veproni me shpejtësi për ta siguruar së bashku me shërbimet e tjera të internetit.

Informacione ku përfshihen emra, adresa, përgjigje sekrete dhe fjalëkalime u vodhën nga Yahoo në fund të 2014-tës dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre janë në shitje që nga muaji Gusht.

Yahoo thotë se pjesa më e madhe e fjalëkalimeve ishin të siguruara me algoritmin bcrypt, i cili ka një kosto të lartë dekriptimi për hakerat. Por kompania nuk ka ofruar një mënyrë për të mësuar se cilat fjalëkalime nuk ishin të mbrojtura.

Kjo e bën të domosdoshme kyçjen në llogarinë Yahoo, ndryshimin e fjalëkalimit dhe kontrollimin për ndonjë keqfunksionim. Në të njëjtën kohë është e këshillueshme të ndryshohet informacioni i sigurisë për rikuperimin e llogarisë në rast mungese të e-mail-it alternativ.

Mendohet se nga kjo ngjarje të jetë prekur edhe shërbimi i ruajtjes së fotove online, Flickr. Shërbimi tjetër Del.icio.us mund të jetë prekur gjithashtu. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të mbroheni nga hakimi i Yahoo
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)