Ja se si

Ja sesi të kontrolloni privatësinë e të dhënave në desktop

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Ja sesi të kontrolloni privatësinë e të dhënave në desktop

0724-primary-100354532-largePrivatësia e desktopëve është diçka shumë e thjeshtë, por e panjohur për shumë përdorues. Vetëm nëse keni bërë kërkime, se zakonisht përdorues nuk dinë të kontrollojnë specifikisht skedarët e shfaqur në desktopin e tyre dhe të tjerëve.

Shumica e shkurtesave dhe skedarëve që shfaqen në desktop, janë si rezultat i prezencës së tyre në folderin Desktop. Por kompjuteri juaj ka më shumë se një folder Desktop dhe pikërisht këtu qëndron sekreti i krijimit të shkurtesave private dhe publike.

Shkurtesat dhe skedarët në folderin e Desktopit privat shfaqen vetëm në desktpin tuaj. Ky folder me shumë gjasa është C:\Users\logon\Desktop ku logon është emri i përdoruesit.

Çdo gjë tjetër në folderin publik të Desktop do të shfaqet edhe në desktopët tjerë të gruas apo fëmijëve tuaj. Ky folder është C:\Users\Public\Desktop. Nëse dëshironi që një shkurtesë apo skedar të shfaqet vetëm në desktopin tuaj thjeshtë zhvendoseni nga folderi publik në atë privat.

Megjithatë është një tjetër folder që duhet të keni dijeni: default desktop. Heqja apo shtimi i skedarëve në këtë folder nuk ndryshon asgjë. Por kur krijoni një llogari të re, Windows do ti kopjojë skedarët në këtë folder dhe i vendos në desktopin e llogarisë së re. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>