Ja se si

Ja sesi të kontrolloni konsumin e të dhënave nga interneti në Windows 10

Jan 3 2017
0 Shpërndarje
Ja sesi të kontrolloni konsumin e të dhënave nga interneti në Windows 10

network-and-internet-data-usageZakonisht kujtohemi për kursimin e të dhënave me telefonët tanë mobile por disa njerëz kanë nevojë të dinë sesi të kursejnë nga një kompjuter Windows.

Mbase mund të keni një trafik të limituar të internetit në shtëpinë tuaj ose zakonisht udhëtoni, megjithatë arsyet janë të shumta.

Me përditësime sistemi pafund dhe shkarkime lojërash është e lehtë të harroni sesa të dhëna keni konsumuar. Për fat të mire Windows 10 e ofron një mjet të tillë të integruar për të kontrolluar konsumin.

Për tu qasur në të hapni “Settings,” klikoni “Network & Internet” dhe më pas “Data Usage.” Do të shikoni një unazë e cila tregon sesa të dhëna keni konsumuar në rrjetin Ethernet ose wireless për 30 ditët e fundit. Për më shumë detaje klikoni opsionin ngjitur “Usage Details.”

Nëse dëshironi të kontrolloni konsumin sa më shpesh të jetë e mundur, klikoni e të djathën mbi opsionin “Data Usage” në të majtë të panelit dhe përzgjidhni opsionin “Pin to Start” për ta shtuar në menunë kryesore.

Duhet të keni parasysh se informacioni i servirur është i grumbulluar nga aktiviteti i sistemit operativ dhe mund të mos jetë i njëjtë me atë që ofron ISP-ja juaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>