Ja se si

Ja sesi të kontrolloni hapësirën e ngelur në OneDrive nga Windows 10

Dec 28 2016
0 Shpërndarje
Ja sesi të kontrolloni hapësirën e ngelur në OneDrive nga Windows 10

onedriveOneDrive, një herë e një kohë konkurrenti kryesor i Dropbox, tashmë është pjesë e Windows 8.1 dhe 10-tës.

Lëvizja e Microsoft për të reduktuar hapësirën falas nga 15GB në vetëm 5GB trishtoi shumë përdorues megjithatë me 5GB përsëri mund të bëni shumë.

Nëse keni harruar sesa hapësirë u nga ngelur dhe dëshironi të mësoni nëse mund të ngarkoni më tepër, këtë lehtësisht mund ta bëni nga Windows 10-ta.

Klikoni mbi shigjetën me kokë lart në seksionin e njoftimeve në Taskbar dhe pasi të keni gjetur ikonën OneDrive klikoni me të djathën mbi të duke përzgjedhur opionin “Settings.” Nëse nuk e gjeni këtë ikonë aty, atëherë kërkoni OneDrive nga menuja Start.

Në menunë e cilësimeve(Settings) të OneDrive klikoni mbi tabin Account. Atë do të vëreni informacionin e llogarisë suaj në OneDrive së bashku me hapësirën e ngelur dhe të përdorur. Për të blerë më shumë hapësirë mund të klikoni butonin “Get Storage” ngjitur me informacionin e hapësirës.

Nëse po përdorni aplikacionin universal të OneDrive procedura është e njëjta. Klikoni ikonën me tre vija në skajin e majtë të ndërfaqes së aplikacionin dhe përzgjedhnin opsionin Settings pastaj Account. Aty do të gjeni të njëjtin informacion që u përmend më lart. (PCWorld Albanian)

Tags >

OneDrive
Lajmet e fundit>