Ja sesi të kërkoni përmbajtje në brendësi të aplikacioneve Android

Publikuar më: 11-09-2016

google-app-betaNdërsa telefonët tanë dita ditës zgjerohen në kapacitete, aq më shumë gjëra ruajmë në to. Që nga muzika, aplikacionet, e-mail-et, videot dhe mesazhet, nganjëherë është shumë e vështirë të kujtosh vendodhjem e disa përmbajtjeve në telefon.

Për këtë Google ka lançuar një funksionalitet të ri të quajtur “In Apps” përmes të cilit mund të kërkoni përmbajtje brenda aplikacioneve.

Për të përdorur funksionin mjafton të klikoni mbi seksionin “In Apps” i cili është ngjitur me seksionet “Images, Videos, News, etj” nga aplikacioni i Google. Nga aty shkruani çfarë dëshironi të kërkoni dhe menjëherë do tu shfaqet.

ipa-0p-demo-lg-246x500

Konkretisht nëse dëshironi të kërkoni një këngë në Spotify, mjafton të shkruani titullin dhe aplikacioni do e kërkojë për ju. Aktualisht ky funksionalitet mund të përdoret në një numër të kufizuar aplikacionesh si Gmail, Spotify dhe Youtube.

Megjithatë Google ka premtuar se së shpejti kësaj liste do ti bashkohet Facebook Messenger, Linkedin, Evernote, Glide, Todoist dhe Google Keep. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të kërkoni përmbajtje në brendësi të aplikacioneve Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)