Ja sesi të instaloni versionet eksperimentale të Windows 10-tës për smartfonët

Publikuar më: 30-06-2015

Windows-10-Phone-Outside-TilesMicrosoft ka bërë të disponueshëm një aplikacion quajtur Windows Insider i cili bën të mundur instalimin dhe testimin e Windows 10-tës për telefonët.

Ky aplikacion është i disponueshëm që në muajin Shkurt ku edhe mbërriti ndërtimi i parë i Windows 10-tës për telefonët. Kemi marrë goxha feedback në lidhje me instalimin e Windows 10-tës në telefonët, të cilën do ta shpjegojmë në këtë artikull.

Në të vërtetë këto versione të Windows 10-tës për telefonët janë eksperimentale dhe fazë beta. Microsoft i ka bërë të disponueshëm për të gjithë këto versione eksperiementale ku mjafton të shkarkohet aplikacioni Windows Insider dhe të ndiqen proçedurat e instalimit.

Hapi i parë: Fillimisht drejtohuni për në aplikacionin Store dhe kërkoni për Windows Insider ose klikoni në këtë lidhje.

wp_ss_20150630_0008

Hapi i dytë: Pasi të jetë instaluar navigoni tek menuja e aplikacioneve dhe hapeni atë. Do të shfaqet një pamje si ajo që kemi paraqitur mëposhtë.

               wp_ss_20150630_0002      wp_ss_20150630_0001      

Hapi i tretë: Klikoni “Get Preview Builds” ku do të shfaqet një tjetër seksion që të përzgjidhni nëse doni të abonoheni tek përditësimet e shpejta ose tek të ngadaltat. Duhet të dini diçka që të abonuarit në “Fast Ring” do të marrin një ndërtim të ri të Windows 10-tës çdo muaj ndërsa ato në “Slow Ring” një periudhë kohore prej 2-3 muajsh. Natyrisht që ndërtimet që vinë përmes “Fast Ring” do të jenë me probleme dhe më pak stabile se ato “Slow Ring”.

              wp_ss_20150630_0003      wp_ss_20150630_0004

Hapi i Katërt: Konfirmoni përzgjedhjen tuaj dhe më pasj telefoni do të restartohet. Kërkimin për përditësimet e reja ose mund ta bëni manualisht në moment ose do të shfaqet pas një ore në formën e një njoftimi.

              wp_ss_20150630_0005      wp_ss_20150630_0006

Version përfundimtar dhe zyrtar i Windows 10-tës për telefonët mendohet të vijë nga vjeshta e këtij viti. Gjithashtu Microsoft më parë kishte lajmëruar përdoruesit se këto ndërtime të Windows 10 Mobile do të përmirësoheshin ndjeshëm gjatë muajit Korrik ku kompania do të debutojë zyrtarisht edhe Windows 10-tën për desktop.

Ja sesi të instaloni versionet eksperimentale të Windows 10-tës për smartfonët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)