Ja sesi të instaloni shtojcat në shfletuesin Microsoft Edge

Publikuar më: 04-08-2016

microsoft-edge-100582336-largeKanë kaluar dy ditë që nga mbërritja e Përditësimit të Përvjetorit të Windows 10-tës dhe një prej risive të saj janë shtojcat në shfletuesin Microsoft Edge.

Funksionaliteti i ri është vetëm një prej të rejave që vinë në shfletuesin Edge për të konkurruar më mirë me shfletuesit popullor si Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Në këtë moment që po shkruajmë numri i shtojcave është shumë i limituar ku mund të citojmë AdBlock, AdBlock Plus, LastPass dhe Pocket.

Ja sesi të instaloni shtojcat në Edge

Fillimisht hapni shfletuesin Edge dhe klikoni ikonën e tre pikave horizonte në skajin e djathtë lart. Përzgjidhni opsionin Extensions i cili do të hapë një panel të dytë ku do të shfaqen shtojcat që keni instaluar. Klikoni linkun “Get Extensions from Store.”

edgeextensions1-100674931-large

Menjëherë do të hapet dyqani i aplikacioneve në faqen e dedikuar të shtojcave. Nga këtu ju mund të instaloni shtojcat njësoj si aplikacionet.

edgeextensions-100672565-large

Le të themi që doni të instaloni AdBlock Plus. Filimisht klikoni mbi shtojcën ku do të hapet një faqe respektive të Adblock. Më pas klikoni butonin “Free” dhe shtojca menjëherë do të instalohet. Sapo të ketë përfunduar, Qendra e Njoftimeve do të dërgojë një lajmërim se shtojca është e disponueshme.

edgeextensions2-100674929-large

Kur të qaseni në shfletuesin Edge ky i fundit do ju pyes nëse doni të aktivizoni shtojcën ose jo. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të instaloni shtojcat në shfletuesin Microsoft Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)