Ja se si

Ja sesi të gjeni fjalëkalimet Wi-Fi të ruajtura në Windows 10

Dec 23 2016
0 Shpërndarje
Ja sesi të gjeni fjalëkalimet Wi-Fi të ruajtura në Windows 10

wi-fi-100682008-primary-idgePyesni si të gjej fjalëkalimet Wi-Fi të ruajtura në një kompjuter Windows 10? Keni ndjerë vazhdimisht nevojën për të mësuar një fjalëkalim Wi-Fi që e keni përdorur më përpara? Në këtë artikull do të tregojmë sesi të gjeni fjalëkalimet e rrjetit Wi-Fi ku jeni lidhur dhe çdo rrjeti Wi-Fi të lidhur më parë.

Nëse po përpiqeni të gjeni fjalëkalimin e një rrjeti ku jeni i lidhur momentalisht ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Klikoni me të djathën mbi ikonën e rrjetit në taskbar dhe përzgjidhni opsionin “Open Network and Sharing Center
  2. Në dritaren e re të hapur klikoni opsionin “Change Adapter Settings,” dhe klikoni me të djathën mbi rrjetin Wi-Fi duke pëzgjedhur opsionin “Status” në menunë e shfaqur.
  3. Në dritaren e re të hapur përzgjidhni opsionin “Wireless Properties,” dhe klikoni panelin e “Security.”
  4. Ngjitur me karakteret do të vëreni një katror të vogël dhe duke klikuar mbi të shfaqet fjalëkalimi.

Nëse nuk jeni i lidhur por dëshironi të mësoni fjalëkalimin e një rrjeti Wi-Fi jashtë mbulimi, duhet të përdorni CMD, dhe është një proces shumë më i lehtë sesa imagjinoni:

  1. Hapni CMD-në dhe qasuni në të me privilegje administratorit “Run as Administrator.”
  2. Shkruani komandën netsh wlan show profile
  3. Kjo komandë do të listojë çdo profil Wi-Fi që jeni lidhur ndonjëherë me të.
  4. Për të parë fjalëkalimet e rrjeteve specifike, shkruani këtë komandë duke zëvendësuar togëfjalëshin “EMËRTIMI I RRJETIT” me emërtimin e rrjetit Wi-Fi: netsh wlan show profile “EMËRTIMI I RRJETIT” key=clear

Lajmet e fundit>