Ja sesi të dalloni një Galaxy Note 7 me bateri defektive

Publikuar më: 10-09-2016

galaxy-note-7-dual-cameraTelefonit më i fundit i Samsung dhe më i miri i kompanisë, Galaxy Note 7, rezultoi famëkeqe për kompaninë pas raportimeve të shpërthimit të baterisë. Gjigandi koreano jugor menjëherë ndaloi shitjet e telefonit, por vetëm pasi ishin blerë miliona njësi.

Kompania ka filluar një fushatë rimbursimi për të gjitha modelet me këtë defekt dhe varet nga konsumatorët për të dalluar telefonët defektozë. Paralajmërimi i çdo konsumatori i cili ka blerë një Note 7 po shndërrohet në një sfidë të vërtetë. Pak ditë pasi filloi tërheqja nga tregu të modeleve të rrezikshme një Note 7 kishte djegur një Jeep të tërë.

Si rezultat Samsung ka publikuar një barkod i cili do të tregojë nëse modeli përkatës i Galaxy Note 7 që mund të posedoni është i destinuar të shpërthejë. Paketimin e Galaxy Note 7 me këtë problem e kemi paraqitur në imazhin mëposhtë dhe dy elementët identifikues janë një katror i zi mbi fushën e barkodit dhe një ikonë “S.”

samsung-galaxynote7-device-imei-1

Gjithashtu për të mësuar në të ardhmen nëse telefonët e shitur janë të riparuar Samsung do të ofrojë online një databazë IMEI ku përdoruesit mund të kontrollojë nëse telefoni i tyre është i sigurtë. Numri IMEI do të lokalizohet në skajin fundor të telefonit ngjitur me portë USB.

Samsung ka publikuar një qëndrim zyrtar lidhur me shkakun e shpërthimit të Galaxy Note 7. Sipas kompanisë një problem në qelizën e baterisë i cili shkakton kontaktin e anodës dhe katodës është përgjegjës për shpërthimin. Sipas Samsung kjo është një ngjarje shumë e rrallë. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të dalloni një Galaxy Note 7 me bateri defektive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)