Ja sesi të ç’aktivizoni njoftimin e leximit të mesazheve në WhatsApp

Publikuar më: 16-10-2016

whatsappNdërsa SMS-të ishin dikur platforma më popullore e komunikimit, është e sigurtë të themi se ky titull tashmë i përket WhatsApp. Jo vetëm që është falas për të gjithë por është i sigurtë, i enkriptuar dhe plot marifete të fshehura që pak njerëz i dinë.

Leximi i marrësit i cili njoftoi dërguesin e mesazhit nëse marrësi e ka parë, është një funksionalitet i aktivizuar automatikisht. Varur nga mënyra sesi e shikoni mund të jetë diçka e mirë por edhe e padëshirueshme.

E mira është se lajmëron dikë që e ke parë mesazhin pa qenë nevoja ti shkruani. Megjithatë ekziston mundësia që injoroni një mesazh pa lënë palën tjetër të kuptojë se nuk doni ti ktheni përgjigje.

Në Android dhe iOS drejtohuni tek menuja e cila përfaqësohet vizualisht nga tre pika në skajin e djathtë lart. Navigoni Settings > Account > Privacy. Nëse nuk dëshironi që dërguesi të mësojë nëse e keni parë apo jo mesazhin e tij automatikisht nga këtu mund të çaktivizoni opsionin Read receipts.

Për versionin në ueb të aplikacionit WhatsApp nuk ekziston një opsion i tillë. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të ç’aktivizoni njoftimin e leximit të mesazheve në WhatsApp
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)