Ja sesi të bëheni pjesë e programit të testimit të Windows 10-tës, Windows Insider

Publikuar më: 28-02-2016

new_windows_10_logo_primary-100614151-largeTë qënurit pjesë e programit Windows Insider është një privilegj që e gëzojnë vetëm adhuruesit dhe zhvilluesit më të dhënë pas Microsoft. Megjithatë me debutimin e Windows 10-tës, i gjithë ky proçes është bërë edhe më i lehtë.

Që nga zyrtarizimi i sistemit operativ, Microsoft ka vijuar me ndërtimet paprake të Windows 10-tës duke premtuar dy përditësime madhore çdo vit si pjesë e strategjisë së trajtimit të sistemit operativ si një shërbim. Në këtë artikull do të tregojmë çdo gjë që nevojshme për të qenë pjesë e këtij programi.

Çfarë duhet të dini

Për të qenë pjesë e Windows Insider së pari u duhet një llogari nga Microsoft. Sigurisht që mund të kaloni gjithashtu në Windows 10 falas nga Windows 7 dhe 8.1.

Ajo që duhet të keni në konsideratë është krijimi i një “pike rikthimi” përpara se të kaloni në versionet paraprake të Windows 10-tës dhe kështu do ti shpëtoni ndonjë gjëje të papritur. Është e rekomandueshme që në çdo rast të një përditësimi madhor të krijoni një kopje rezerve të të dhënave.wininsidergetstarted-100647168-large

Faza e dytë është ajo e instalimit të cilin e kemi përshkruar në hapat mëposhtë:

1. Bëhuni pjesë e programit Windows Insider duke vizuar uebfaqen e Microsoft dhe identifikuar në llogarinë tuaj Microsoft. Më pas klikoni “Get Started”.
2. Lexoni marrëveshjen e programit
3. Nëse nuk keni ruajtur të dhënat tani është momenti
4. Në Windows 10, hapni aplikacionin Settings, klikoni Update & Security, më pas Windows Update dhe më pas Advanced Options.
5. Nën seksionin Get Insider Preview përzgjidhni opsionin Get Started
6. Kini në konsideratë pikat e marrëveshjes
7. Rindizni kompjuterin

Përzgjidhni një unazë

Pasi të keni ndezur edhe njëher kompjuterin tek Advanced Options do tu shfaqen tre opsione të versioneve paraprake të sistemit operativ. Ato fillojnë nga versionet stabile tek ato terërisht beta që përmbajnë funksionalitetet e fundit por edhe probleme të shumta.

Release Preview: Ky është opsioni më i mirë për anëtarët e programit që duan të kenë qasje në funksionalitetet dhe risitë më të fundit pa rrezikuar paisjen e tyre.

Slow: Ky është opsioni më i mirë për anëtarët të cilët duan funksionalitetet dhe risitë më të fundit dhe njëkohësisht duan të ofrojnë përshtypjet e tyre.

Fast: Ky është opsioni më i mirë për zhvilluesit që duan të jenë të parët që identifikojnë probleme, japin sugjerime dhe ide për ta bërë sistemin operativ akoma më të mirë.

win10insiderlevels2-100647165-large

Largimi nga programi

E gjitha që u duhet të bëni në këtë rast është rikthimi tek “Settings – Update & Security – Windows Update dhe mëpas përzgjidhni Advanced Options. Aty do të vëreni një opsion “Stop Insider Preview Builds.” Sapo ta keni rindezur kompjuterin automatikisht nuk do të merrni më asnjë lloj përditësimi të tillë. (PCWorld Albanian)

win10insiderexit-100647164-large

Ja sesi të bëheni pjesë e programit të testimit të Windows 10-tës, Windows Insider
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)