Ja sesi të anuloni ndarjen informacioneve mes WhatsApp dhe Facebook

Publikuar më: 27-08-2016

WhatsApp-Android-e1441334577402-930x704Ditën e djeshme WhatsApp deklaroi një ndryshim të madh në politikat e privatësisë dhe se do të fillojë të ndajë informacionin e përdoruesve – si numrin e tyre të telefonit dhe kohën kur ka qenë online për herë të fundit – me kompaninë pronare të tyre rrjetin social Facebook, dhe çdo shërbim apo produkt tjetër të Facebook.

Nëse nuk jeni të lumtur për këtë ju keni 2 zgjedhje: Ndaloni së përdoruri krejtësisht shërbimin e WhatsApp ose përdorni opsionin që ju heq nga lista, një mundësi që WhatsApp po e ofron për një kohë të shkurtër.

Kur ju paraqitet mesazhi i kushteve të reja të përdorimit në ekran juve ju paraqitet opsionin “Agree” me të madhe për ta shtypur, por në vend të kësaj shtypni “Read More…”.

Këtu mund të lexoni të gjitha kushtet e reja të përdorimit. Lexoji sipas dëshirës dhe pastaj shkoni në fund. Aty do të shihni një çelës që është vetvetiu i aktivizuar dhe shërben për të treguar se ndarja e informacionit me Facebook është aktive. Ju mund ta ç’aktivizoni këtë dhe pastaj shtypni “Agree”. Tani Facebook nuk do mund të përdor të dhënat tuaja për reklama, megjithatë disa të dhëna do të vazhdojnë të përdoren.

Nëse keni shtypur “Agree” më përpara atëherë ka përsëri shpresë. Ju mund të çaktivizoni këtë opsion përsëri duke ndjekur këto hapa:

  • Shkoni tek “Settings” në aplikacionin WhatsApp
  • Shkoni tek “Account”
  • Gjeni “Share my account info” dhe ç’aktivizojeni.

Duhet të keni kujdes sepse WhatsApp po i ofron këto opsione vetëm për një kohë të caktuar prandaj duhet të nxitoni. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të anuloni ndarjen informacioneve mes WhatsApp dhe Facebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)