Ja sesi të analizoni gabimet e Windows Update

Publikuar më: 13-10-2016

windows-update-errorsËshtë i lartë numri i përdoruesve të Windows dhe administratorëve që hasin rregullisht apo ndonjëherë probleme në përditësimin e Windows-it. Problemet e përditësimit mund të jetë irrituese, veçanërisht nëse sistemi futet në një cikël të pafund të shkarkimeve,  instalimeve, ristarteve dhe kthimit edhe një herë mbrapa, që irriton shumë përdorues dhe administratorë të sistemeve.

Vetëm vitin i kaluar ka pasur shumë përditësime të prishura që shkaktuan shumë probleme në pajisjet me Windows 10. Për shembull, përditësimet KB3081424 dhe KB3194496 të Windows 10 shkaktuan probleme në kompjuterët përreth gjithë botës.

Microsoft publikoi një softuer për të rregulluar këto probleme të quajtur, Reset Windows Update Agent. Ndërkohë që ky mjet funksionon shumë mirë nëse Windows Update nuk punon si duhet, mjeti nuk funksionon nëse problemi shkaktohet nga përditësimi ose nga ana e Microsoft.

Windows mban një ditar përditësimesh që liston të gjitha përditësimet edhe eventet që kanë lidhje me to. Ju mund ta gjeni këtë ditar në adresën C:\Windows\Logs\WindowsUpdate. Skedarët ditar mund të analizohen duke përdorur mjete të ndryshme. Por ju mund të përdorni një komandë të thjeshtë të PowerShell për ti kthyer këto skedarë në një ditar të thjeshtë tekst dhe pastaj mund të shikoni lehtë për gabime dhe probleme në lidhje me përditësimet në Windows.

Ja se si bëhet:

  1. Shtypni butonin Windows, shkruani cmd.exe, mbani Shift dhe Ctrl shtypur dhe shtypni Enter. Kjo hapë një dritare ku ju mund të jepni komanda.
  2. Shkruani powershell
  3. Shkruani komandën get-WindowsUpdateLog -verbose.

Skedarët marrin disa momente që të konvertohen, kjo kohë varet nga madhësia e skedarëve ditar. Një skedar me emrin WindowsUpdate.log krijohet në desktop nga procesi. Mund të zeje disa megabajt hapësirë. Ju mund ta ngarkoni në një editor teksti sapo të përfundojë procesi. Sugjerohet që të përdoret një editor i palëve të treta si NotePad++ dhe jo aplikacioni i zakonshëm Notepad.

Ju mund të kërkoni në ditar rresht për rresht. Ose nëse dini datën mund të shkoni menjëherë tek data, pasi ditari është i renditur kronologjikisht. Gjithashtu mund të shtypni F3 dhe të kërkoni gabimin dhe të kërceni në rreshtat që mbajnë këtë fjalë. Ndërkohë që mund të kërkojë pak kohë që të eksplorohet ky ditar i Windows Update, ai mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të mësuar pse ka dështuar një përditësim në pajisje. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të analizoni gabimet e Windows Update
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)