Ja sesi të aktivizoni enkriptimin fundor në aplikacionin Facebook Messenger

Publikuar më: 05-10-2016

imxkauplkmzbwddln4fwEnkripimi fundor, një nga nivelet më të larta të sigurisë, u premtua nga Facebook në aplikacionin Messenger që nga Korriku dhe së fundi ka filluar të bëhet i disponueshëm për të gjithë.

Një burim konfirmoi për Wired se bisedat e reja sekrete janë të disponueshme për 900 milion përdoruesit e shërbimit. Por enkriptimi fundor nuk aktivizohet vetvetiu por duhet ta bëni ju dhe madje për çdo bisedë.

Nëse dëshironi të filloni një bisedë të enkriptuar ndiqni këto hapa:

  1. Klikoni mbi ikonën e bisedës në skajin lartë djathatas.
  2. Klikoni opsionin “Secret”
  3. Përzgjidhni marrësin dhe filloni bisedën

Nëse dëshironi të aktivizoni enkriptimin fundor në një bisedë aktive ndiqni këto hapa:

  1. Hapni fushën e bisedës
  2. Klikoni mbi emrin e bashkëfolësit në krye të ekranit
  3. Klikoni “Secret Conversation”

Nëse akoma nuk i shikoni këto opsione do të thotë se bashkëfolësi nuk ka të instaluar versionin më të fundit të Messenger. Në mënyrë që bisedat sekrete të funksionojnë duhet shkarkuar versioni i fundit.

Duhet të dini se bisedat sekrete nuk lejojnë dërgimin e imazheve GIF dhe videove por mund të ndani foto dhe sticker-a. Së fundi, bisedat e enkriptuara mund ti shikoni vetëm nga paisja ku është aktivizuar enkriptimi. (PCWorld Albanian)

Ja sesi të aktivizoni enkriptimin fundor në aplikacionin Facebook Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)