Ja sesi do të funksionojnë aplikacionet Android në laptopët Chromebook

Publikuar më: 06-06-2016

b113_pixel2_silver_applauncher-100662099-largeMuajin e kaluar gjatë konferencës vjetore të zhvilluesve Google I/O, gjigandi i motorit të kërkimit njoftoi mbërritjen e dyqanit të aplikacioneve Android në Chrome OS duke bërë të mundur për përdoruesit të shkarkojnë dhe shfrytëzojnë lehtësisht aplikacionet në fjalë në laptopët Chromebook.

Por nëse jeni kurioz të dini sesi do të funksionojë e gjitha kjo përpara se Play Store të debutojë në Chrome OS, Google e ka një përgjigje pas publikimit të një videoje në kanalin e zhvilluesve të Google në Youtube.

Videoja 23 minutëshe tregon mënyrën e funksionimit të aplikacioneve Android në Chrome OS.  Konkretisht gjatë prezantimit u demostrua funksionimi i njoftimeve që do të shfaqen së bashku me njoftimet e Chrome OS në skajin e djathtë fundor të ekranit.

Sigurisht është terërisht e mundur që aplikacionet të mos preferohen nga përdoruesit për shkak të përshtatshmërisë së tyre me ekranet me prekje. Gjithashtu jo të gjithë Chromebook-ët do të mbështetin aplikacionet Android. (PCWorld Albanian)

Ja sesi do të funksionojnë aplikacionet Android në laptopët Chromebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)