Si punon skaneri biometrik?

image

Në ditët e sotme, të gjithë po i jetojmë përfitimet e shumta që na vijnë nga pajisja e quajtur kompjuter. Pa dyshim, kompjuteri është bërë mbartësi kryesor i procesit të punës në shkolla, biznese, qeveri, industri, etj.

E përdorim për të vendosur, procesuar, ruajtur, shfaqur dhe komunikuar të dhënat, funksione këto që e bëjnë kompjuterin një vegël shumë praktike dhe të dobishme njëkohësisht. Me një fjalë, nuk mund të mohojmë ndikimin pozitiv të kompjuterit në jetën tonë. Përkundër të gjitha këtyre të mirave që marrim nga përdorimi i kompjuterit, njëkohësisht kjo pajisje sfidohet nga kërcënues të burimeve dhe natyrave të ndryshme, emëruesi i përbashkët i të cilëve është të vënë në rrezik sigurinë e tij (të të dhënave në kompjuter). Për t’u vënë në mbrojtje të kompjuterit (të të dhënave në kompjuter), entuziastë, profesionistë dhe shkencëtarë të shumtë janë përpjekur dhe po përpiqen të gjejnë mënyra, metoda dhe vegla për të shtuar sigurinë e tij, respektivisht të të dhënave në kompjuter. Në vijim do të njihemi me skanerët biometrikë si një nga teknologjitë e sotme në dispozicion për të sforcuar sigurinë e procesit të autentikimit gjatë procesit të qasjes së të dhënave në sistemet kompjuterike.

HISTORIKU I SKANERËVE BIOMETRIKË
Kur në vitet ‘90 u shfaqën skanerët për regjistrimin e drejtpërdrejtë të shenjave të gishtave, ishin pajisje që përdornin metodën e sipërfaqes së ndjeshme për të lexuar strukturën e shenjave të gishtave nga sipërfaqja e lëkurës së gishtit. Këto pajisje të hershme përdornin metodat e shëmbëlltyrës optike për të realizuar fotografimin e lëkurës së gishtave. Më pas u përdorën mekanizma të ndryshme të bazuar në ndjeshmëri për të detektuar strukturat në sipërfaqet e gishtave, të cilat pastaj duhet të konvertoheshin në sinjale elektrike. Këtu u përfshinë njehsuesi me rreze infra të kuq, matësi i forcës mekanike, matësi i temperaturës dhe matësi i vëllimit elektrik. Edhe pse disa nga këto mekanizma ishin të afte të merrnin imazhet e shenjave të gishtave nga të rinjtë dhe të rriturit e shëndetshëm në ambiente të brendshme të kontrolluara, në kushte të vërteta pune të njëjtat mekanizma nuk e bënin punën me sukses. Veçanërisht, nuk arrinin dot të regjistronin imazhet e shenjave të gishtave me lëkurë të thatë, me kallo të dendur apo të lyer lehtë nga përbërësit kimikë. Dështimet e natyrës së këtillë u bënë pengesë që këto pajisje të fitojnë përdorim të gjerë.

SI PUNON SKANERI BIOMETRIK?
Identifikimi i shenjave të gishtave është proces i krahasimit të gjurmëve të diskutueshme dhe të ditura të strukturës së vargjeve të gishtave dhe shuplakës së dorës me qëllim të përcaktimit se gjurmët janë nga i njëjti gisht apo e njëjta shuplakë. Interesant është fakti që shenjat e dy gishtave ose të shuplakave nuk janë kurrë tërësisht të ngjashme (në asnjë detaj të tyre), siç nuk janë të ngjashëm as edhe dy regjistrime të njëpasnjëshme.

Skaneri biometrik, një pajisje elektronike që luan rolin e njësisë hyrëse të kompjuterit, përbëhet nga dy komponentë kryesorë: nga skaneri i shenjave të gishtave dhe softueri i shenjave të gishtave. Punon sipas principit që kërkon nga përdoruesi vendosjen e gishtit në skaner, nga ku realizohet fotografimi i çastit. Kjo shëmbëlltyrë e krijuar quhet skanim i drejtpërdrejtë. Pastaj kjo shëmbëlltyrë përpunohet nga skaneri në një skemë të dixhitalizuar të pikave të hollësishme (janë pikat me interes të shenjave të gishtit, siç janë skajet e degëzimeve dhe të vargjeve) për t’u mbartur më tej deri te kompjuteri me të cilin është i lidhur. Softueri i shenjave të gishtave, në rolin e pikës së fundme të procesit të këtillë të autentikimit, është i aftë të njohë dhe të interpretojë hyrjen e marrë nga skaneri i shenjave të gishtave. Kështu, kjo e dhënë ruhet për t’u përdorur pastaj për qëllimi krahasimi dhe autentikimi. Figura 1 tregon se si AuthenTec, teknologji unike e bazuar në gjysmëpërçues për marrjen e shenjave të gishtave, përdor sinjale te vogla RF për të detektuar vargjet në strukturën e gishtit:

 
Pavarësisht përmirësimeve në fushën e funksionalitetit, skanerët e shenjave të gishtave po përmirësohen edhe në aspektin e dizajnit. Sot, ne i hasim edhe si pjesë e integruar në tastierat e kompjuterëve PC si dhe në laptop, duke u bërë gjithnjë e më shumë pjesë standarde e konfigurimeve kompjuterike.

TEKNIKAT E SHËMBËLLTYRËS
    Në vijim do të shohim disa nga teknikat e shëmbëlltyrës që përdoren nga skanerët biometrikë:
•    Teknika optike – përdoret një platformë prej xhami, në të cilën vendoset gishti dhe nga ku pastaj realizohet shëmbëlltyra e shenjës së gishtit.
•    Teknika e prekjes – si rezultat i presionit që ushtron gishti në platformën ku është vendosur, realizohet shëmbëlltyra.
•    Teknika termike – shëmbëlltyra e shenjës së gishtit realizohet nga sensori i temperaturës.
•    Teknika vëllimore – shëmbëlltyra realizohet nga sensori i silicit për vëllim.
•    Teknika me ultratingull – valët zanore mund të gjenerojnë shëmbëlltyra të ultratingullit nga struktura e gishtit.

SIGURIA E SKANERËVE BIOMETRIKË
    Edhe pse skanerët biometrikë ofrojnë saktësi të lartë dhe përpjekjet për mashtrimin e këtyre pajisjeve janë të vështira, realiteti dëshmon të kundërtën. Tsutomu Matsumoto, një kriptografist japonez, së bashku me studentët e tij nga Universiteti Kombëtar i Yokohama-së demonstroi se skanerët biometrikë mund të mashtrohen seriozisht me një zgjuarsi të vogël dhe me ca pajisje shtëpiake me vlerë prej 10 USD. Matsumoto përdori xhelatinë, përbërës nga i cili prodhohen arushat  e gomuar (Haribo). Eksperimenti i tij interesant bazohet në faktin që ai merr shenjat e gishtave të lënë në xham, pastaj të njëjtat shenja i zmadhon me akrilat të cianurit për t’i fotografuar me kamerë dixhitale. Me anë të aplikacionit PhotoShop, ai përmirëson kontrastin e fotove të realizuara dhe i printon ato në letër të tejdukshme. Pastaj përmes një pllake të ndjeshme ndaj fotografive për shtypjen e qarqeve realizon shenjat e gishtave të gdhendura në bakër në formë tredimensionale. Matsumoto e provoi këtë eksperiment në njëmbëdhjetë skanerë biometrikë komercialë dhe që të gjithë u mashtruan me sukses.

KONKLUZIONI
    Sa herë që duam të sigurojmë një mjedis të caktuar për ruajtjen e të dhënave me anë të autentikimit në mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe të lirë, atëherë skanerët biometrikë mund të jenë zgjedhja e parë në mesin e të gjitha teknologjive të sotme për qëllime sigurie. Ashtu si asnjë teknologji nuk është “perfekte”, edhe skanerët biometrikë nuk janë të përkryer! Me gjithë komprometimin e pajisjeve të këtilla, përmirësimet dhe avancimet e bëra së fundi në këtë teknologji i bëjnë skanerët biometrikë të jenë një nga pajisjet më të rekomanduara për sigurinë e të dhënave në botën e sotme të dixhitalizuar.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Tjera nga Ja se si
Lart
image
Ja se si të ngarkoni skedarë në Dropbox, pa u regjistruar
DropBox, është një prej veglave më të fuqishme që përdorin sot shkëmbyesit online të skedarëve, por të gjitha ata që dëshirojnë të përdorin këtë shërbim ...
image
Testoni stabilitetin e kompjuterit tuaj me këto vegla të fuqishme
Ne revistën PCWorld Albanian por edhe online ju kemi treguar sesi të ndërtoni një kompjuter në vete, por gjasat janë të mëdha që ju veçse ...
image
Ja se si punon Google Translate
Google Translate është një vegël pa pagesë që ju mundëson juve të përktheni fjali, dokumente e madje edhe ueb faqe të tëra me një klikim ...
image
DeviantArt Muro, aplikacion vizatues me bazë në HTML5
Ekipi i DeviantArt ka krijuar një vegël të re vizatimi HTML5 me bazë në ueb e cila është krijuar tërësisht me ueb standardet dhe quhet ...
image
Ja se si të menaxhoni dhe automatizoni shkarkimet tuaja nga interneti
Ja se si të mësoni të shfrytëzoni veglat tjera që në mënyrë automatike të shpaketoni, riemëroni, konvertoni dhe të bëni gjërat tjera me medien tuaj, ...
image
Lehtësohet puna për “lirinë” e iPhone 4, paraqitet JailbreakMe
Nëse keni qenë duke pritur për një jailbreak të premtuar për iPhone 4, atëherë do të jeni të gëzuar të dëgjoni se pritja ka marrë ...
image
Përcillni aktivitetin e miut në kompjuterin tuaj
Anatoly Zenkov ka paraqitur një vegël shumë interesante për PC dhe Mac, e cila përcjellë çdo lëvizje të miut tuaj në ekran. ...
image
Çip laserik, për të bartur të dhëna në 50 Gbps
Një arritje e re hulumtuese nga Intel ka arritur që të kombinojë çipa silikoni dhe laser për të trasnmetuar të dhëna në shkallë prej 50 ...
image
5 zëvendësime pa pagesë të Microsoft Office
Në jetën tonë të përditshme të ndërlidhur me kompjtuer Microsoft Office është opsioni i parë që zgjedhim për të punuar me tekst dokumente, tabela, sllajde, ...
image
Bing shpalos vegla të reja për webmaster dhe SEO
Nëse keni një ueb faqe dhe kujdeseni maksimalisht që faqja juaj të vendoset në rezultate kërkuese relevante, atëherë do të ishte mirë t’i hidhni një ...
image
Disa shkurtesa të dobishme për Windows 7
Windows 7 është sistemi operativ i Microsoft që ka sjellë ndryshime të reja në dobi të përdoruesit. Një veçori e këtij sistemi operativ është klikimi ...
image
Aplikacione të dobishme për Linux
Linux nuk është një sistem operativ si Windows apo Mac, pasi që ka shumë, shumë e shumë versione të tij, zakonisht që punojnë në një ...
image
Cilat përditësime arnimesh në Windows duhen shkarkuar dhe instaluar?
Përditësimet të hutojnë sepse Microsoft-i hedh shumë gjëra te ju. Disa gjëra ju duhen, disa mund t'i pëlqeni dhe disa të tjera Microsoft-i dëshiron që ...
image
Informata nga Twitter, aty ku po lexoni
Duket se të gjithë janë në Twitter, prej kompanive më të mëdha, figurave politike, aktorëve e muzicientëve e madje edhe ueb faqe të popullairizuara. ...
image
5 Aplikacionet më të mira pa pagesë për Symbian
Celularët Nokia me bazë në Symbian, edhe pse kanë një sistem operativ që po humbet gradualisht pjesëmarrje në treg, kanë disa aplikacione të jashtëzakonshme. ...
PoshtË
Etiketat
Vlereso këtë artikull
5.00