Ja se si të krijoni aplikacione për iPhone

Publikuar më: 02-08-2012

Dëshironi të ndërtoni aplikacionet tuaja personale për iPhone? Mjafton të ndiqni një kurs online të quajtur Try iOS.

Kursi përbëhet nga video që ju tregojnë komandat dhe hapat e ndërtimit në kompjuter, kode të brendshme të shfletuesve të Uebit si dhe parime të integrimit të lojërave me faqet Ueb. Të gjitha këto janë pjesë e platformës së mësimdhënies online, Code School e cila ju mëson si të programoni dhe të dizajnoni.

Prapa kësaj iniciative qëndron Envy Labs, një firmë e vogël konsultimi për zhvillime Ueb me seli në Orlando. Kompania është mbështetur tek Kickstarter, faqja Ueb që financohet nga vetë njerëzit, për të mbuluar kostot e harduerëve dhe softuerëve.

Studentët nuk kanë nevojë të instalojnë asgjë më tepër në kompjuter, duke qenë se do t’i ndërtojnë aplikacionet brenda shfletuesittë Uebit dhe do të përdorin një simulues të iPhone. Çdo gjë që ata programojnë do të shfaqet menjëherë në këtë simulues, duke berë që zhvilluesit të shohin në kohë reale ndryshimet që i bëjnë aplikacionit.

Skuadra shpreson që të arrijë të mbledhë 50,000 dollarë. Deri tani kanë mbi 950 përkrahës që sigurojnë 34,000 dollarë. (PCWorld Albanian)


Ja se si të krijoni aplikacione për iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)