Ja se si është zhvilluar rrjeti social Facebook ndër vite

Publikuar më: 10-05-2015

facebook-developer

Në konferencën F8 të Facebook, në momentin kur Marc Zuckerberg deklaroi se Messenger do të shëndrrohej në një platform të hapur për zhvilluesit, duket se na ktheu pas në kohë në vitin 2007 kur e njëjta gjë ndodhi dhe me Facebook. Në vitin 2007 Facebook ishte shumë më ndryshe se c’është sot. Përdoruesit mund të ftonin një masë të gjerë miqsh për të luajtur së bashku përmes kësaj platforme duke ndërtuar kështu një rrjet komunikimi dhe argëtimi.

Ishte hera e parë që një kompani e madhe, bëri të hapur API-në e saj për të ofruar një mënyrë të re shpërndarje dhe lojrash mes miqsh. Për ata që u bënë pjesë e Facebook në momentet e para të tij, procesi i krijimit të dickaje për Facebook ishte tepër interesant. Por mund të themi se gjërat në atë kohë nuk ishin si sot. Facebook sot është ‘më i pjekur’dhe më i kujdesur ndaj përdoruesit, ndërsa për zhvilluesit një trampolinë e mirë drejt botës të aplikacioneve dhe risive në fushën e teknoligjisë.

Në ditët e para u pohua se sistemi ishte tepër i hapur. Zhvilluesit ishin të aftë të ndërtonin aplikacione të papërshtatshme duke përdorur të dhënat e përdoruesve dhë ti ofronin atyre eksperienca realisht të cekta në lidhje me miqtë e tyre. Por me kalimin e kohës Facebook i korigjoi këto probleme dhe e mori kontrollin në dorën e tij. Ndërkohë që për shumë, ftesat drejt miqve për të luajtur ishin një lloj argëtimi, për Facebook kjo ishte një mënyrë për të shfaqur sa më shumë përmbajtje në faqen kryesore. Ndërsa sot me ardhjen e Messenger Platform qëllimi i Facebook nuk është më ky. Zhvilluesit janë duke ndërtuar produkte dhe eksperienca më të mira të cilat janë të orientura direkt drejt miqve.

Në një kohë kur Facebook është maturuar shumë që nga momenti kur ai u lancua, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me mënyrën se si zhvilluesit ndërtojnë aplikacionet. Integrimi i platformës Messenger me Parse, Facebook Connect e bën atë një strukturë të plotë të përbërë nga aplikacione kreative. Në raportin e fundit të të dhënave, Zuckerberg raportoi 600 milion përdorues, një shifër kjo që e shëndrron Messenger në një zgjidhje serioze përsa i përket komunikimit dhe shpërndarjes, dicka që Facebook ishte në vitin 2007.

Në vitet e fundit zhvilluesit janë munduar të ti ofrojnë përdoruesit një eksperiencë më intime. Ndërkohë që Facebook po mundohet të krijojë një integrim më thellë në lidhje me zhvilluesit dhe zhvilluesit po e shohin atë si një mundësi tepër premtuese. Lancimi i Messenger në një mënyrë më të kontrolluar dhe fokusuar është vetëm fillimi. Sigurisht që lancimi i Facebook Platform bëri më shumë bujë në vitin 2007 se sa lancimi i platformës Messenger sot por duke qënë se sot kur zhvillimi është në një stad më të lartë se atëherë, impakti i platformës Messenger ka për të qënë më i gjerë. (PC World Albananian)

Ja se si është zhvilluar rrjeti social Facebook ndër vite
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)