Ja se cilët kanë qënë sulmet më masive të hakerave në 5 vitet e fundit

Publikuar më: 02-08-2015

Kriminelë apo hakera të sponsorizuar nga qeveri të shteteve të ndryshme, sulmojnë rrjete anë e mbanë botës në çdo minutë të ditës. Në pjesën më të madhe të rasteve ndodh që këto sulme të parandalohen nga barrierat e sigurisë të rrjeteve por ndodh dhe që këto barriera nuk janë aq të sigurta dhe hakerat mund të aksesojnë lirisht kompjuterat që janë pjesë e këtij rrjeti. Ne po ju njohim me sulmet më të mëdha të hakerave të ndodhura në 5 vitet e fundit.

1. Adobe (Tetor 2013)

Ky sulm rrezikoi të dhënat e 150 milion njerëzve. Hakerat mundën të aksesonin adresat e 240d9b840a13542f4b7a62e7b6d183a5e33417f2email-it dhe fjalëkalimet por dhe të dhënat e kartave të kreditit për 2.9 milion përdorues. Kjo ndodhi sepse hakerat fituan akses në rrjetin e Adobe, ende nuk është zbuluar se si. Për të vjedhur sa më shumë informacion, ata shkarkuan dhe një pjesë të kodit të rëndësishëm të kompanisë Adobe. Pas kësaj Adobe i ofroi viktimave të sulmit, monitorin falas të të dhënave të tyre.

 

2. eBay (Maj 2014)

Numri i të prekurëve nga sulmi që iu bë një prej kompanive më të mëdha tregtare online, 94c85d9f7cd01fce34ab54f3c391961339444a16ishte 145 milion. Hakerat arritën të vidhnin emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, email-et dhe të dhëna të tjera. E gjitha ndodhi pasi hakerat kompromentuan sistemin e logimit të punonjësve të kompanisë. eBay u kërkoi përdoruesve të saj të ndrronin fjalëkalimet dhe deklaroi se do të punonte për të rritur nivelin e sigurisë.

 

3. Target (Janar 2014)

Nga ky sulm rezultuan 110 milion viktima. U vodhën gjithsej 40 milion numra të kartave f536077a0667028320acc3a0e5af35055d6917d9të kreditit dhe debitit dhe 70 milion adresave të konsumatorëve. Sipas Bloomberg, hakerat përdorën kredencialet e një kontraktori të Target për të kompromentuar sistemin. 6 muaj pas kësaj ngjarje, CEO i kompanisë u detyrua të japë dorëheqjen.

 

4. Home Depot (Shtator 2014)

336061e7df7418dfaf0b78e231df511909e5bddcSulmi ndaj Home Depot bëri që hakerat të aksesonin 53 milion adresa email-i dhe 56 milion karta krediti dhe debiti. 109 milion klientët e ndikuar nga kjo ngjarje ishin nga SHBA-ja dhe Kandaja. Home Depot deklaroi se hakerat përdorën informacionet e një klienti për të instaluar një maluer në sistemin e check-imit të kompanisë. Pasojat e këtij sulmi arritën deri në vlerën 62 milion dollar.

 

5. Anthem (Shkurt 2015)

Anthem është një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimit shëndetësor. Për fat të mirë 1ef905c9d288f1a79abf823ca088ddf2432c0779hakerat gjatë sulmit të tyre nuk arritën të vidhnin të dhëna mjeksore por vetëm numrat e sigurisë, informacionet e punonjësve dhe informacione të tjera personale. Hetuesit kanë zbuluar se ky sulm kishte nisur disa muaj më parë dhe mendohet se u sponsorizua nga qeveria kineze.

 

6. JPMorgan Chase (Korrik 2014)

f63b7cda3f794d4236c36f63d81801dcdb998d6bDhe gjigandi i financës nuk mundi ti bënte ballë sulmeve të hakerave. Hakerat fituan akses në emrat, adresat dhe numrat e telefonit të 83 milion klientëve. Sipas prestigjozes New York Times, hakerat përdorën kredencialet e punonjësve për të ndërhyrë në sistem. Kompania mori masa dhe autoritetet arrestuan 4 individë të dyshuar për ngjarje.

 

7. US Office of Personal Management (Qershor 2015)

Sulmi ndaj zyrave amerikane pati një bujë të madhe kudo nëpër media. Si pasojë e këtij 2ccea661347c56a197833d2d5ce419dac74fbfe4sulmi u vodhën të dhënat e 22 milion punonjësve të qeverisë amerikane. Dyshohet se ky sulm është sponsorizuar nga qeveria kineze. Qeveria reagoi shumë shpejt për të neutralizuar sulmin. (PC World Albanian)

Ja se cilët kanë qënë sulmet më masive të hakerave në 5 vitet e fundit
1 vote, 2.00 avg. rating (62% score)