Ja sa kohë duhet të shpenzojnë bebet, fëmijët dhe adoleshentët përpara ekranit

Publikuar më: 24-10-2016

istock_22172831_primaryTë jesh një prind në ditët e sotme është shumë më e vështirë se sa duket. Së pari, të rrisësh një fëmijë në një botë shumë të lidhur rrit shumë pyetje rreth pengesave dhe përfitimeve të përdorimit të teknologjisë. Akademia Amerikane e Pediatërve (AAP) mundohet që ti ofrojë përgjigje këtyre pyetjeve, dhe sapo kanë përditësuar rekomandimet e tyre për përdorimin e paisjeve nga fëmijët.

“Familjet duhet të mendojnë së bashku rreth përdorimi të medias nga fëmijët e tyre dhe të flasin me fëmijët rreth saj,” tha autori i raportit Jenny Radesky në një deklaratë, “sepse përdorim i shumtë i media do të thotë se fëmijët nuk kanë kohë sa duhet për të luajtur, studiuar, folur , apo fjetur.” Çfarë është më e rëndësishmja është se prindërit duhet të jenë “mësuesit e medias” për fëmijët e tyre. Kjo do të thotë ti mësoni atyre se si ta përdorin atë si një mjet për të krijuar,  për tu lidhur, dhe për të mësuar.

Disa nga rekomandimet përfshijnë:

  • Për fëmijët më rinj se 18 muajsh, shmagni përdorimin e ekraneve përveç se për komunikimin me video. Prindërit e fëmijëve 18 deri në 24 muajsh të cilët duan ti prezantojnë median duhet të zgjedhin programe që janë të cilësisë të lartë dhe bashkëveprues, dhe të ti shikojnë ato me fëmijët e tyre për ti ndihmuar ato që të kuptojnë se çfarë po shohin.
  • Për fëmijët të moshës 2 deri në 5 vjeç, limitoni përdorimin e ekranit në një orë në ditë dhe vetëm për programe të cilësisë të lartë. Prindërit duhet të shohin bashkë me fëmijët për ti ndihmuar ato që të kuptojnë se çfarë po shohin dhe si ta përdorin në botën përreth tyre.
  • Për fëmijët mbi moshën 6 vjeç, vendosni një orar të qëndrueshëm për kohën e harxhuar në media, tipet e medias, dhe sigurohuni që ky orar nuk është në konflikt me oraret e gjumit, aktivitetit fizik, dhe të sjelljeve të tjera që janë të nevojshme për shëndetin.
  • Krijoni kohë së bashku më fëmijët tuaj gjatë të cilës nuk përdorni media, si darka ose gjatë kohës kur janë në makinë, gjithashtu edhe vende në shtëpi të cilat nuk kanë media, si për shembull, dhomat a gjumit.
  • Kini komunikime të vazhdueshme rreth qytetarit digjital dhe sigurisë, duke përfshirë trajtimin me respekt të personave online dhe offline.

Fëmijët më të rritur dhe adoleshentët nuk janë imunë nga influenca e medias, paralajmëron raporti. Të dhënat kanë gjetur lidhje mes fëmijëve që kanë konsumuar shumë TV dhe  media të tjera  me vetëvlerësimin ulët, pritshmëri jo realiste, dhe në besimin e steriotipave të dëmshëm. (PCWorld Albanian)

Ja sa kohë duhet të shpenzojnë bebet, fëmijët dhe adoleshentët përpara ekranit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)