Ja risitë e gjeneratës së ardhshme të shërbimit cloud Microsoft OneDrive

Publikuar më: 09-05-2015

onedrive-logoOneDrive mund të jetë një nga shërbimet cloud me koston më të ulët, por jo medoemos më i volitshmi.

Në të vërtetë, Microsoft po mundohet ta ndryshojë këtë gjatë këtij viti. Falë një axhende të publikuar gjatë konferencës Ignite gjatë kësaj jave, ne jemi në dijeni të objektivave të Microsoft me OneDrive.

I gjithë fokusi konsiston në lehtësimin e aksesit dhe shpërndarjes së skedarëve. Por si do të realizohet kjo? E fillojmë duke u thënë se Microsoft do të ofrojë akses offline të skedarëve në iOS dhe Android dhe kjo do të jetë e disponueshme në tre mujorin e fundit të këtij viti. Edhe aplikacioni universal që do të mbërrijë në Windows 10 do posedojë këtë karakteristikë.

CEQ9kKVWMAApxJi.jpg:large

Microsoft gjithashtu po punon në një klient desktop për Windows dhe Mac të OneDrive të cilin gjatë konferencës kompania e quajti, “i gjeneratës tjetër”. Qëllimi i Microsoft është ofrimi i aksesit në skedarët offline pa qenë nevoja e ruajtjes së tyrë në hapësirën lokale të kompjuterit.

Një tjetër risi do të jetë edhe mundësia për të dërguar lidhjet e shpërndarjes së skedarëve direkt nga aplikacioni Outlook për paisjet mobile. Mësuam se edhe një aplikacion universal OneDrive është në punim e sipër për Windows 10 në deskop, telefon dhe tablet.

Kompania ka menduar edhe për konsumatorët e biznesit të cilët shfrytëzojnë OneDrive for Bussines. Microsoft premtoi se do të sillte një ueb klient të shërbimit i cili në vetëvehte do shtojë “bashkëpunimin” me OneDrive për konsumatorët.

Me vetëm 70 dollar në muaj për një hapësirë pa limit, OneDrive është ndër shërbimet cloud me koston më të ulët. Akoma, ky shërbim ngelet pas disa të tjerëve si Dropbox apo Google Drive ku bëhet fjalë për të tilla funksionalitete si aksesi offline i skedarëve në paisje mobile (smartfon, tablet, etj). (PCWorld Albanian)

Ja risitë e gjeneratës së ardhshme të shërbimit cloud Microsoft OneDrive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)