Ja premtimet e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për teknologjinë

Publikuar më: 10-11-2016

the-donald-1Trump nuk është një i dhënë pas teknologjisë, këtë të gjithë duhet ta dinë. Koha nuk i premton për një telefon apo e-mail. Gjatë një interviste për CNN ai tha se cicërimat i publikon duke bërtitur me zë të lartë tekstin që dëshiron të përçojë.

Por pavarësisht kësaj, politika presidenciale padyshim do të kenë një impakt të gjërë mbi teknologjinë roli i së cilës rritet dita ditës në jetët tona personale dhe profesionale.

Ndërsa teknologjia nuk ka qenë pika më e fortë e fushatës së Trump, kandidati ka prekur disa aspekte të saj në intervista, fjalime dhe debate të ndryshme.

Detyrimin e Apple për të ndërtuar kompjutera në SHBA: Trump ka reaguar shpeshherë me ashpërsi kur përmendej Kupertinoja. Në Shkurt të këtij viti ai kërkon bojkotimin e produkteve të kompanisë nxitur nga qëndrimi i Apple ndaj rastit të San Bernardinos. Një muaj më parë ai kishte shprehur qartë synimet se planifikon të detyrojë kompaninë të prodhojë produktet në SHBA.

Shkurtim i shpenzimeve për klimen: Lidhur me këtë çështje Trump kishte shumë për të thënë. Kjo edhe nga fakti se ai nuk besonte diçka të tillë të ekzostojë. Në Shtator për CNN ai thoshte se besoj në ajrin e pastër dhe jo në ndryshimet klimaterike. Në një cicërimë në 2012-tën ai thoshte se koncepti i ngrohjes globale është krijuar nga Kinezët për të bërë tregun amerikan jo kompetitiv.

Probleme për Jeff Bezos: “Nëse unë bëhem president, kanë për të pasur probleme,” tha Trump në muajin Shkurt ndërsa i referohej Jeff Bozos dhe Amazon. Trump e akuzonte Bezos për shfrytëzimin e pozitave të Klinton si mburojë taksative dhe si një metodë për të influencuar politikisht në ndihmë të Amazon.

NASA duhet të ndalojë së studiuari Tokën: Gjatë një fjalimi në një miting, Trump tha se do ta lirojë NASA-n nga të qënurit agjensi logjistike për aktivitetet në orbitën e Tokës dhe në vend të kësaj të fokusohet në eksplorimin e hapësirës. Nën administratën Trump, Amerika do të udhëheqë kërkimet në hapësirë.

Jo një adhurues i neutralitetit të internetit: Për Trump, nutraliteti është një koncept censure. Ai i referohej si një strategji pë rrëmbimin e pushtetit duke thënë se është një doktrinë e Komisionit Federal Tregtar Amerikan.

Masa të rrepta në sigurinë kibernetike: Politikat e sigurisë kibernetike për të cilat Trump foli gjatë debatit të parë me Klinton ishin shushatëse. Ai thoshte se duhej të merrni një rol agresiv në sigurinë kibernetike.

Ndërkaq uebsajti është më i qartë sesa komentet duke cituar disa probleme sigurie përgjatë viteve si dhe miratimi i një udhëzimi të ri për rishikimin e pikave të dobëta të SHBA-ve online. (PCWorld Albanian)

Ja premtimet e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për teknologjinë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)