Ja ora inteligjente e HTC të cilën mund të mos e shohim kurrë

Publikuar më: 11-10-2016

htc-android-smart-watch-7-1Duke ndjekur hapat e konkurrentëve si Samsung, LG, Huawei dhe Motorola, prodhuesi tajvanez HTC ka vendosur të ndërtojë një orë inteligjente.

Disa foto të publikuara në rrjetin social kinez Weibo, na japin një pamje të qartë sesi mund të ngjajë ora e re inteligjente.

Bazuar në fotot e publikuar mund të kuptojmë se ora inteligjente me pseudonimin “Halfbeak” ka një ekran me rezolucion 360 x 360 piksel. Në pjesën e pasme ora mban një komponent fitnesi zhvilluar nga Under Aromour.

Zhvilluar për entuziastët e fitnesit, ora ka një rrip prej gome, një sensor kardiak dhe dy butona fizikë. Sipas Engadget, personi i cili ka publikuar fotot tha i përkasin një modeli i cili akoma nuk ka marrë konfirmimin nga HTC. (PCWorld Albanian)

Ja ora inteligjente e HTC të cilën mund të mos e shohim kurrë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)