Ja cfarë presim nga Konferenca Botërore e Zhvilluesve e Apple

Publikuar më: 07-06-2015

Apple-New-iPad-Media-Event-Tim-CookA doni të dini se çfarë na ka rezervuar Apple për Konferencën e saj të Zhvilluesve të këtij viti? Cila do të jetë risija që do të sjellë kompania më e vlerësuar teknologjike në botë? Debutimi më i përfolur është shërbimi i muzikës së Apple por nuk ngelen pas as përditësimet e reja të iOS dhe OS X.

Raporte të ndryshme kanë treguar se Apple është duke punuar mbi lancimin e një shërbimi të ri muzike i cili do të konkurojë drejtpërdrejt shërbimet aktuale si Pandora dhe Spotify. Duket se Apple akoma nuk ka arritur atje ku kërkon të jetë në biznesin e muzikës edhe pse aktualisht operon në këtë biznes me iTunes. Por kjo pritet të jetë dicka ndryshe nga iTunes dhe mësohet se do të bazohet në shërbimin Beats që Apple bleu para disa muajsh. Nga burime jozyrtare është zbuluar se ky shërbim do të kushtojë 10$ në muaj.

iOS 9 pritet të jetë përditësimi i ardhshëm më i rëndësishëm i softuerit të përdorur në pajisjet mobile i Apple. iOS 9 pritet të sjellë ndryshime të mëdha në lidhje me sigurinë, sidomos në rrjetet Wi-Fi. Qarkullojnë fjalë se Apple është duke zhvilluar një funksionalitet të ri sigurie të quajtur ‘Rootless’ që do ti bëjë sistemet iOS të padeportueshme nga sulmet. Me rëndësi është të thuhet që përmirsime të ndjeshme do të vijnë dhe në iPhone 4S.

OS X Mojave mund të jetë emërtimi i përditësimti të ri të sistemin OSX të televizorëve Apple. Mojave pritet të sjellë korigjim të problemeve, rritje të sigurisë dhe përmirsim të performancës. Një stil i ri shkrimi pritet të zëvëndësojë atë aktual Helvetica Neue, ndoshta përdoret tipi i shkrimit San Francisco.

Prestigjozja New York Times ka folur për një sistem shpërblimi i cili do të inkurajojë konsumatorët të përdorin Apple Pay në pikat e shitjes. Nëse Apple flet për Apple Pay gjatë këtij eventi, atëherë ka shumë mundësi që ajo të zbulojë dhe marrëveshjet të lidhura së fundmi me tregtarë dhe institucione financiare të reja.

Për tema kryesore e këtij eventi pritet të jetë Apple TV. Madje një pajisje e tillë shfaqet në ftesën e këtij eventi. Apple pretendohet të lancojë një pajisje të rifreksuar dhe një shërbim streaming për televizorë të ngjashëm me atë të Amazon dhe Netflix. Madje Apple ka filluar negociata serioze me partnerët. Këto janë temat kyce për të cilat Apple do të flasë në Konferencën Botërore të Zhvilluesve, por për më shumë informacione na ndiqni ditën e hënë. (PC World Albanian)

Ja cfarë presim nga Konferenca Botërore e Zhvilluesve e Apple
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)