Ja çfarë mund të na sjellë modeli i ardhshëm i Apple Watch

Publikuar më: 19-06-2015

img_1680Produkti Apple Watch është pothuajse vetëm 2 muaj i vjetër por ndërkohë kanë filluar të qarkullojnë supozime përsa i përket planeve të kompanisë Apple për të sjellë në treg modelin e ri të kësaj ore. Sipas burimeve familjare, Apple Watch 2 do të jetë i pajisur me një kamera, një sistem të ri wirelesi dhe do të vijë në formën e disa modeleve premium. Të gjitha këto do të fuqizohen nga një bateri me të njëjtin kapacitet si në versionin e parë të Apple Watch.

  • FaceTime Video Camera

Planet e Apple zbulojnë praninë e një kamere të integruar në pjesën e përparme të Apple Watch. Ajo do ti lejojë përdoruesit të marrin dhe kryejnë telefonata video përmes FaceTime direkt nga kyci i tyre. Për më tepër kompania e zgjeroi më shumë funksionalitetin e FaceTime me lancimin e WatchOS 2 gjatë Konferencës Botërore të Zhvilluesve Përditësimi i jep mundësi përdoruesve tu përgjigjen telefonatave zanore në FaceTime përmes orës së tyre inteligjente.

  • Më shumë pavarësi nga iPhoni

Në sajë të një iniciative të emërtuar si ‘tether-less’, Apple ka planifikuar të që modeli i dytë i orës inteligjente të jetë më i pavarur nga iPhoni. Aktualisht funksionalitetet e Apple Watch si gjurmimi i aktivitetit, pagesat mobile dhe luajtja e muzikës veprojnë duke qënë të pavarura nga iPhoni por një sërë funksionalitetesh të tjera më të rëndësishme sic janë shkëmbimi i mesazheve, email-eve dhe përditësimi kërkojnë lidhje me një iPhone. Në mënyrë që modeli i ri të jetë më i pavarur nga smartfoni, Apple ka vendosur të integrojë një lloj të ri cipi wireless në këtë pajisje. Ky cip i ri premton kryerjen e detyrave bazë të komunikimit pa qënë nevoja për asistencë nga iPhoni.

  • Kohëzgjatja e baterisë

Ndërkohë që konsumatorët së bashku me Apple ishin të shqetësuar për kohëzgjatjen e baterisë së Apple Watch, kompania i hodhi poshtë pritshmëritë e tyre duke deklaruar muaj më pare lancimit se Apple Watch duhet të karikohet cdo natë. Ky mund të themi se është disavantazhi kryesor i kësaj ore inteligjente por Apple po përpiqet ta ndreqë në një masë të konsiderueshme këtë problem duke përmirsuar kapacitetin e baterisë. Por gjithsesi kjo nuk mendohet të zgjasë jetën e baterisë në dy ditë.

  • Modele të ndryshme

Apple aktualisht është duke eksploruar dhe dizenjuar një sërë modelesh të reja të Apple Watch, përvec atyre ekzistuese si modeli Sport, Steel dhe Edition. Sipas raporteve kompania ka në plan të sjellë modele që kombinohen mes modelit prej celiku dhe atij prej floriri. Për më tepër kompania është duke menduar të sjellë modele që do të shënjestrojnë konsumatorët e pasur, këto modele do të kushtojnë nga 1.000 deri në 10.000 dollarë. Ka mundësi që Apple të përdorë materiale si titanium, tungsten, palladium dhe platin në këto modele.

  • Lancimi

Edhe pse supozimet mbi ardhjen e Apple Watch apo specifikave të saj kanë nisur të qarkullojnë, ka të ngjarë që kjo orë të mbërrijë tek ne në vitin 2016. Por ja vlen pritja nëse Apple Watch do të vijë me funksionalitete të reja, e pajisur me një kamer apo në formën e modeleve të ndryshme që do të tërheqin vëmendjen e konsumatorëve. (PC World Albanian)

Ja çfarë mund të na sjellë modeli i ardhshëm i Apple Watch
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)