Ja çdo kompjuter Mac të cilin Apple “e harroi” të Enjten

Publikuar më: 28-10-2016

screen-shot-2013-06-10-at-10-57-35-am-930x520Apple prezantoi tre laptopët të rinj MacBook ditën e djeshme dy prej të cilëve vinë me risinë më të fundit të Apple, Touch Bar, dhe një model 13 inç MacBook Air.

Por janë të shumtë ato kompjutera Mac të cilët u lanë në hije në aktivitetin e datës 27 Tetor pavarësisht spekulimeve të shumta. Ja ti numërojmë:

iMac: Kompjuteri AiO i Apple nuk ka parë një përditësim që nga 13 Tetori i 2015-tës dhe Microsoft sapo e lançoi një dy ditë më parë.

Mac Pro: Desktopi cilindrik profesional i Apple nuk është përditësuar që prej 1,043 ditësh.

Mac Mini: Kompjuteri buxhetor i Apple u prezantua më 16 Tetor dhe që atëherë nuk ka parë “ditë të mirë.”

Edhe pse kompjuterat e rinj të Apple u kujtojnë besnikëve të kompanisë se ky i fundit nuk i ka harruar, ca prej tyre bazuar në statistikat e mësipërme duhet të ndihen të tillë. Destinacioni i radhës, Pranvera? (PCWorld Albanian)

Ja çdo kompjuter Mac të cilin Apple “e harroi” të Enjten
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)