Ja blerësit potencial të rrjetit social Twitter

Publikuar më: 08-08-2016

2015-12-09-17.49.04-2-930x698Janë të shumta spekulimet që po qarkullojnë rreth një shitje të mundshme të rrjetit social Twitter. Me një vlerë tregu prej 12+ miliard dollar, nuk është një kompani e vogël për tu kapërdirë.

3 arsye pse Twiitter ngelet një shënjestër e mirë

Pyetja e parë që shtrohet është, çfarë do të fitonte dikush duke blerë Twitter-in? Janë tre arsye kyçe pse Twitter është një objektiv joshës. Së pari do ti ofronte çdo kompanie një bazë të madhe përdoruesish prej afro 300 milion që do ti shërbonin reklamave, shërbimeve dhe produkteve të kompanisë.

E dyta është se Twitter do të ishte vendi ideal për grumbullimin e informacioneve për të analizuar trendet më të fundit. Një informacion i tillë do të ishte me shumë vlerë për reklamimin por edhe zhvillimin e inteligjencës së tregjeve.

E treta dhe e fundit Twitter është joshës për shkak se ofron një bazë përdoruesish të cilët mund të kërkohen sipas profileve respektive. Ekziston një informacion i bollshëm nga përshkrimet e përdoruesve i cili mund të përdoret për të gjeneruar të ardhura.

Blerësit potencialë

Besojmë se ekzistojnë kompani të shumta të cilat do të shprehnin interes të menjëhershëm në blerjen e Twitter. Në këtë artikull nuk do të flasim për çmimin por për lojtarët t cilat do të përfitonin nga avantazhet që të ofron Twitter.

Microsoft. Më shumë informacion do të gjenerohej së bashku me Skype dhe Linkedin. Mbase një ditë kompania do ta integronte në produktet dhe shërbimet e saj. Në të njëjtën kohë mund ta shohë si një formë konkurrence ndaj rivalit të përjetshëm, Google.

Google. Gjigandi i motorit të kërkimit mbase do të ishte më i fituari me blerjen e rrejtit social Twitter. Jo vetëm që do e shfrytëzonte për reklamim por edhe të shërbente për analiza njëkohësisht ti japë një dorë ndihmë në konkurrencën mes Android dhe Apple.

Amazon. Kur bëhet fjalë për Amazon menjëherë të shkon mendja tek blerjet online. Distrubutori online do ta shfrytëzonte Twitter për të rritur shitjet dhe përmirësuar linjën Fire të produkteve të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Ja blerësit potencial të rrjetit social Twitter
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)