Ja arsyeja pse gjysma e internetit ishte offline mëngjesin e sotëm

Publikuar më: 21-10-2016

ziozx5sz4a6qyaqtji9sTwitter, Spotify, Reddit dhe një listë e gjëre uebsajtesh të njohura ishin offline mëngjesin e ditës së sotme. Kjo ngjarje mori jetë pas një sulmi DDoS ndaj serverave të Dyn, një host shumë i rëndësishëm DNS.

Këto DNS të cilët shërbejnë si numeratorë telefonikë, e bëjnë më të lehtë për kërkesën tuaj të mbërrijë uebfaqen e duhur. Nëse ofruesi i DNS-ve i cili manovron kërkesat për në rrjetin social Twitter është jashtfunksioni, e njëjta vlen edhe për Twitter-in.

Disa uebfaqe kanë filluar të rikthejnë aktivitetin e tyre, por problemi akoma nuk është zgjidhur. Dyn publikoi në uebsajtin e tij një njoftim duke thënë se ishte ballafaquar me një sulm DDoS.

Ja një listë e uebfaqeve të prekura:

ActBlue
Basecamp
Big cartel
Box
Business Insider
CNN
Cleveland.com
Esty
Github
Grubhub
Guardian.co.uk
HBO Now
Iheart.com (iHeartRadio)
Imgur
Intercom
Intercom.com
Okta
PayPal
People.com
Pinterest
Playstation Network
Recode
Reddit
Spotify
Squarespace Customer Sites
Starbucks rewards/gift cards
Storify.com
The Verge
Twillo
Twitter
Urbandictionary.com (lol)
Weebly
Wired.com
Wix Customer Sites
Yammer
Yelp
Zendesk.com
Zoho CRM

Në momentin e publikimit të këtij artikulli Dyn vijoi të paralajmërojë se është duke riparuar problemin megjithatë përdorues të shumtë raportojnë se akoma kanë probleme. (PCWorld Albanian)ia3fsapgmiogkm8k8t0b

Ja arsyeja pse gjysma e internetit ishte offline mëngjesin e sotëm
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)