Ja 5 rregulla që duhet të zbatoni në jetën tuaj online

Publikuar më: 21-08-2015

qwerty-mac-computer-stock_1020.0Ditët e fundit hakerat u shfaqën në skenë me një sulm masiv ndaj sajtit Ashley Madison, si pasojë e të cilit u publikuan të dhënat e 30 milion llogarive. Ashley Madison është një uebfaqe e cila përdoret nga të rriturit, dhe të njohur e politikanë, për gjetjen e njohjeve të reja. A e mendoni dot se çfarë impakti ka publikimi i të dhënave në miliona martesa? Shumica e martesave janë shkatërruar dhe tani mund të thuhet me plot gojë se ky sulm do të hyjë në histori.

Por çfarë mund të bëni në mënyrë që mos të bini pre e sulmeve apo që hakerat mos të ndikojnë në jetën tuaj? Ne kemi përgatitur 5 rregulla që ju duhet ti zbatoni gjatë jetës suaj online. Ashtu si ligjet e shkruara në Kushtetutë, bëni mirë ti zbatoni përndryshe pasojat nuk do t’ju pëlqejnë.

–     Merrni të mirëqëni se çdo gjë që thoni apo shkruani online do të bëhet publike.

–     Konfigurimet e privatësisë apo fjalëkalimet janë iluzione të përkohshme që ju shpërqëndrojnë nga realiteti.

–     Kuptoni që përmbajtja dhe të dhënat janë në pjesën më të madhe e njëjta gjë. Kur ju jepni informacion online supozoni se i përgjigjeni disa pyetjeve; Kush jeni ju? Çfarë të dhënat po fusni online? Kur po i fusni këto të dhëna? Ku po ruhen këto të dhëna? Si po i transmetoni të dhënat? Pse, cili është qëllimi i uebfaqes?

–     Mendoni së të gjitha të dhënat e kartave tuaja të kreditit dhe transaksionet ruhen në një libër i cili një ditë do të vihet në funksion të një studimi.

–     Merrni parasysh faktin se të dhënat online nuk fshihen as kur ju klikoni ‘DELETE’!

Tani e tutje duhet të mendojmë se të gjithë ne jemi të famshëm dhe informacioni i secilit prej nesh ka vlerë për dikë, i cili do të mundohet ta vjedhë atë. Ne nuk duhet të jetojmë me frikën e vjedhjes së informacionit ndaj dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm mbi informacionin që transmetojmë online dhe mbi të gjitha se ku e transmetojmë. Është gjithmonë dikush që qëndron në prapaskenë, qëllimet e të cilit nuk dihen. (PC World Albanian)

Ja 5 rregulla që duhet të zbatoni në jetën tuaj online
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)