Italianët janë populli që shpenzon më shumë kohë përpara pasqyrës

Publikuar më: 20-02-2016

chartoftheday_4363_italians_spend_the_most_time_in_front_of_the_mirror_n (1)Sipas një ankete online realizuar nga GfK ku u intervistuan 27,000 individë nga 22 Shtete në moshën mbi 15 vjeç u zbulua se italianët janë ata që shpenzojnë më shumë kohë përpara pasqyrës.

Gjithashtu mësuam se femrat mesatarisht shpenzojnë 5 orë në javë ndërsa meshkujt vetëm 3 orë. Shumica e të anketuarve u shprehën se kjo i ndihmon ata që kenë më shumë vetëbesim ndërsa arsyeja e dytë ishte ti impresiononin të tjerët.

GfK-Infographic-Looking-good-Countries-Web-RGB

Sipas rezultateve të anketës meshkujt italian shpenzojnë 5 orë përpara pasqyrës kundrejt 6.2 orëve që shpenzojnë femrat. Britania është një ndër shtetet ku të dy gjinitë shpenzojnë shumë më pak kohë përpara pasqyrës sesa bashkëqytetarët e tjerë të këtij planeti.

Statista ka përgatitur një infografik bazuar në këtë studim ku mund ta gjeni të plotë në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Italianët janë populli që shpenzon më shumë kohë përpara pasqyrës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)