Ish shefi i NSA-së thotë se edhe SHBA-ja ka hakuar parti politike të huaja

Publikuar më: 21-10-2016

michaelhayden2015gettyIsh drejtori i CIA dhe NSA, Michael Hayden, të Martën nënkuptoi se Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, kanë hakuar partitë politike të jashtme.

Ndryshimi mes veprimeve të SHBA dhe të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016, tha Hayden, ishte se “ato sapo e morën atë informacion, ato e kthyen në një armë.” Por deri para se ta kthenin në një armë, Hayden tha se veprimet e tyre ishin normale.

“Duhet ta pranoj se përcaktimi im i asaj çfarë bënë rusët (në hackimin e Komunitetit Nacional Demokrat) është, fatkeqësisht, spiunazh i ndershëm shteti,” Hayden tha gjatë një interviste në skenë në Heritage Foundation.

“Një shërbim i huaj inteligjence duke marrë të gjithë emailet e brendshme të partive politike madhore në një kundërshtar të madh? Kjo është loja. Kjo është çfarë bëjmë ne. Meqë ra fjala, unë nuk do të doja të isha në një gjykatë Amerikane dhe të detyrohesha të thoja se un nuk kam bërë kurrë të njëjtën gjë si drejtuesi i NSA,” tha ai.

Hayden shërbeu si drejtor i NSA mes 1999 dhe 2005, nën presidencën e Bill Clinton dhe George W. Bush. Ai shërbeu si drejtor i CIA mes 2006 dhe fillimit të 2009, nën presidencën e Bush dhe Obama. Hayden punoi për më pak se një muaj për Obama.

Në ndalesën në Heritage, Hayden spekuloi se Vladimir Putin kishte marrë guxim që të sulmonte “sepse ai ishte i bindur se ne ia bëjmë këtë atij gjatë gjithë kohës. Ne nuk e bëjmë.”

Hayden sugjeroi se pamja e demokratëve mbi hackiming – se Putin është duke u përpjekur që të ndihmojë një kandidat dhe të dëmtojë tjetrin- mund të jetë shumë e thjeshtë. Të dy partitë kanë shënuar pikë politike nga sulmet; Republikanët me anë të informacioni që u rrjedh dhe Demokratikët me anë të sugjerimit se Putini po ndihmonte Donald Trump.

Në vend të kësaj, Hayden tha se ai beson atë çfarë shumë ekspert besojnë: Putin po mundohet që të sjellë kaos në procesin e votimit. Ai rekomandoi që ti përgjigjeshin sulmeve në një kontekst më të gjerë në veprimet me Rusinë, dhe jo si një problem i sjellë dhe i zgjidhshëm vetëm në fushën e kibernetikës.

Ish shefi i NSA-së thotë se edhe SHBA-ja ka hakuar parti politike të huaja
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)