Lajmet

Irlanda zyrtarisht i bashkohet Apple në betejën ligjore të taksave kundër Komisionit Europian

Nov 8 2016
0 Shpërndarje

An Apple logo is seen in the window of an authorised apple reseller store in GalwayQeveria Irlandeze përgatitet të apelojë formalisht vendimin e Komisionit Europian për rikthimin e miliard eurove taksa nga Apple, u shpreh Ministri Irlandez i Financave, Majkell Nonan.

Kabineti qeveritar gjeti dakordësinë në Shtator për t’ju bashkuar Apple në këtë betejë ligjore me Komisionin Europian i cili kërkon 13 miliard Euro taksa me arsyetimin e prodhuesi i iPhone ka përfituar lehtësira financiare ilegalisht.

Nga ana tjetë Dublini zyrtar kërkon të mbrojë regjimin taksativ i cili ka tërhequr shumë kompani shumëkombëshe në Irlandë. Vendimi i Komisionit Europian gjithashtu ka acaruar marrëdhëniet me Washingtonin.

“Qeveria fundamentalisht kundërshton analizën dhe vendimin e Komisionit Europian duke mos lënë zgjidhje tjetër veç apelimit në gjykatat Europiane,” tha Noonan në Parlamentin Europian. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>