Irlanda i bashkohet Apple, Parlamenti voton apelimin e vendimit të Komisionit Europian

Publikuar më: 09-09-2016

id-2972057-apple-100608207-largeIrlanda do ti bashkohet Apple në apelimin e gjobës 14 miliard dollarëshe ndaj këtij të fundit dhënë nga Komisioni Europian. Parlamenti Irlandez votoi me 93 vota pro dhe 36 kundër për apelimin e vendimit.

Qeveria Irlandeze tani ka autoritetin për të kërkuar nga Komisioni Europian që të tërheqë vendimin i ardhur si rezultat i një gjykimi për konkurrencë jo të ndershme përgjatë viteve 2003-2014 nga Apple.

Irlanda do të përfitonte plot 14.5 miliard dollar sipas vendimit por zyrtarët dhe ligjvënësit besojnë se imponimi i një takse të tillë do të dëmtonte reputacionin e saj si një vend i mirë për të bërë biznes.

Pas dy vitesh hetime, EC arriti në përfundimin se Apple kishte paguar vetëm 500 milion Euro në 2003 një taksë e cila ra në 50 milion Euro në 2014-tën. Apple është një nga kompanitë më të shquara shumëkombëshe e cila operon në Irlandë. Më shumë se 6,000 punojës në këtë vend kanë kërkuar që kompania të mos ndalojë investimet e saj nxitur nga vendimi.

Pas orësh të gjata debate ditën e Mërkure, ligjëvënësit votuan disa amendamente të cilat do të ndihmonin Apple në apelimin e vendimit. Votimi final u mbajt rreth orës 10 të mbrëmjes pak momente pasi Apple prezantoi iPhone 7.

Liderët Irlandezë të cilat kërkojnë apelimin e sanksionit janë të shqetësuar se nëse ky vendim rezulton i suksesshëm, investitorë të tjerë të huaj do të trembeshin. Ata thanë se vendimi i Komisionit Europian bazohet në një rregullore e cila nuk kishte ekzistuar atë kohë.

Javën e kaluar shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, e quajti vendimin e komisionit Europian një farsë politike duke konfirmuar se Shteti Irlandez dhe Apple kanë qëndruar brenda të gjitha rregullave. (PCWorld Albanian)

Irlanda i bashkohet Apple, Parlamenti voton apelimin e vendimit të Komisionit Europian
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)