Lajmet

Irani zbulon maluerë në dy komplekse petrokimike

Aug 27 2016
0 Shpërndarje

mailpostmalwareonwordpressIrani ka zbuluar dhe fshirë një softuer spiunazhi në dy komplekse petrokimike tha një zyrtar i lartë i ushtrisë ditën e Shtune menjëherë pas hetimeve nëse zjarri i rënë në këto impiante mund të jetë shkaktuar nga sulme kibernetike.

Zyrtari tha se malueri i gjendur në dy impiantet nuk ishte aktiv dhe nuk ka luajtur rol në rënien e zjarrit. “Gjatë një hetimi periodik në disa njësi petrokimike, një maluer industrial u zbulua dhe u morën masat e duhura,” u shpreh Gholamreza Jalali për agjensinë shtetërore të lajmeve IRNA.

Shteti në fjalë vazhdimisht ka qenë në alarm që kur centrifugat e programit nuklear të pasurimit me uranium u dëmtuan në 2009 dhe 2010-tën nga virus kompjuterik Stuxnet i cili besohet të jetë zhvilluar nga SHBA-të dhe Izraeli.

Ministri i Naftës tha javën e kaluar se shumica e zjarreve të rëna erdhën si rezultat i uljes së buxhetit të sigurisë dhe shëndetit nga kompanitë private që i menaxhojnë impiantet petrokimike. (PCWorld Albanian)

Tags >

Iran
Lajmet e fundit>