iPhone SE do të jetë një kopje e iPhone 5S në aspektin e dizajnit të jashtëm

Publikuar më: 19-03-2016

5sNë muajin Janar raportuam se Apple do të lançojë një model të ri 4 inç të iPhone me një dizajn përafërsisht të ngjashëm me iPhone 5S që daton nga 2013-ta. Që atëherë ka pasur informacione të shumta në lidhje me harduerin duke spekuluar për një dizajn të përafërt me iPhone 6S.

Tani disa burime kanë konfirmuar se iPhone SE i cili do të prezantohet ditën e hënë do të jetë një kopje e iPhone 5S në aspektin e dizajnit të jashtëm shkruante 9to5Mac.

Do të jenë pikërisht specifikat e harduerit të cilat do të pësojnë një përditësim masiv. Një proçesor A9 shoqëruar nga M9, Wi-Fi dhe LTE të përmirësuar dhe një çip NFC për Apple do të jenë disa nga prurjet kryesore të këtij modeli.

Gjithashtu pritet që iPhone SE të karakterizohet nga një kamër 12 megapiksel me video 4K e implementuar për herë të parë në iPhone 6S. iPhone SE do të jetë i disponueshëm në dy variante, 16 GB dhe 64 GB si dhe në po të njëjtat ngjyra që ofrohet iPhone 6S përfshi edhe Rose Gold. Besohet se kotoja e këtij telefoni do të fillojë nga 450 dollar. (PCWorld Albanian)

iPhone SE do të jetë një kopje e iPhone 5S në aspektin e dizajnit të jashtëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)