iPhone 7 Plus ka 3GB RAM, shkëlqen në performancë

Publikuar më: 11-09-2016

iphone-7-plusEdhe pse çdo gjë është zyrtare tashmë, Apple vijon të mbajë të fshehura shumë detaje rreth modeleve të reja të iPhone gjersa telefonët të përfundojnë në duart e konsumatorëve. Megjithatë një listë detajesh vjen nga databaza e shquar GeekBench.

Procesori katër bërthamësh siç Apple e quan, A10 Fusion, i cili shfaqet si një procesor dy bërthamësh nga GeekBench, shoqërohet nga 3GB RAM. Në databazë iPhone 7 Plus shfaqet me emërtimin e koduar iPhone 9.4 dhe funksionon me iOS 10.0.1.

gsmarena_003Përtej specifikave të harduerit, rezultati i performancës praqitur nga GeekBench është me të vërtetë impresionues. Galaxy Note 7 me procesorin Exynos shënon vetëm gjysëm e rezultatit të iPhone me një bërthamë të vetme dhe një avantazh prej 100 pikësh në testimin e të gjitha bërthamave.

Dhe për të përfshirë edhe Snapdragon 820 në këtë mes, OnePlus 3 i cili fuqizohet nga ky i fundit shënon 1,700 pikë me një bërthamë të vetme dhe 4000 pikë me të gjitha bërthamat në funksion. (PCWorld Albanian)

iPhone 7 Plus ka 3GB RAM, shkëlqen në performancë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)