iPhone 7 mund të shoqërohet nga kufje wireless dhe një model 256GB

Publikuar më: 01-09-2016

20140925_iphone-6s_0007-780x520Ndërsa Apple po përgatitet për të prezantuar iPhone e ri më 7 Shtator, spekulimet nga industria mobile po lulëzojnë. Një informacion më i fundit vjen nga Nowhere Else, sajti francez cili publikoi një paketim i cili supozohet ti përkasë iPhone 7 Plus.

Paketimi zbulon një detaj i cili është përfolur me muaj me radhë, kufjet wireless do të zëvendësojë kufjet e portës 3.5 mm. Për më tepër në paketim shkruhet se iPhone 7 do të vijë të bashku me një adapter i cili do të vërë në funksion edhe kufjet 3.5 mm.

Të gjithë e njohin Apple, kompani u shet konsumatorëve aksesorë goxha të shtrenjtë. Një tjetër detaj interesant është një variant 256GB i iPhone 7. Ky informacion qëndron në një linjë me spekulimet e fundit, përveç një modeli 256GB, versioni bazë do të ketë 32GB memorje të brendshme në iPhone 7.

etiquette-iphone-7-plus

Natyrisht e gjitha kjo mund të jetë një photoshop, por ngelet interesant fakti nëse Apple vendos të shesë kufje wireless. Kufjet Bluetooth po përmirëson dita ditës por vetëm eksperienca e lidhjes me telefonin dhe karikimi i tyre është mjaftueshëm për ti urryer. A e ka Apple një zgjidhje për të dyja? (PCWorld Albanian)

iPhone 7 mund të shoqërohet nga kufje wireless dhe një model 256GB
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)