iPhone 6S thyen rekordin tre ditor të shitjeve të paraardhësit

Publikuar më: 28-09-2015

DSC01543-980x653Smartfonët e rinj të Apple, iPhone 6S dhe 6S Plus shënojnë rekord të ri shitjesh me mbi 13 milion njësi vetëm tre ditë e para të daljes në shitje.

“Shitjet e iPhone 6S dhe 6S Plus kanë qenë fenomenale duke thyer rekordin e vendosur nga modelet e kaluara vitin e shkuar,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook. Ai tha se këto shifra duhet të shërbejnë si “feedback” që konsumatorët tanë i dashurojnë dy risitë e reja: Prekjen 3D dhe Fotot live.

Në këto shitje rekord mendohet të ketë kontribuar së shumti Kina. 13 milion njësitë e shitura rrëzojnë nga froni 10 milion iPhone 6 dhe 6 Plus të shitur vitin e shkuar. Analistët thonin se ky vit mund të ishte më i dobëti për Apple sepse smartfonët e rinj sillnin vetëm përmirësime të vogla. Por kjo nuk rezultoi e vërtetë.

Javën e shkuar Apple njoftoi se iOS 9 ishte platforma mobile me adoptimin më të shpejtë shënuar ndonjëherë. (PCWorld Albanian)

iPhone 6S thyen rekordin tre ditor të shitjeve të paraardhësit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)