iPhone 6S sfidon një DSLR 3000 dollarësh në realizimin e videove 4K

Publikuar më: 12-10-2015

1Kemi parë një mori testimesh dhe krahasimesh mes kamerave të iPhone 6S, Galaxy S6, HTC One M9 dhe LG G4. Por një Youtuber i quajtur Lee Morris ka vendosur përballë aftësitë kamerës së iPhone 6S krahas një aparati DSLR Nikon D750. Rezultatet janë shokuese!

iPhone 6S ofron pamje më të qarta siç mund të vëreni gjatë zmadhimit me 200 % të videos. Videot e paraqitura si shembuj janë realizuar në kushte ideale. Gjithashtu vlen të përmendet se aparati DSLR kishte një lente Tamron dhe jo një Nikkor.

Rezultatet e shfaqura nga iPhone 6S përkundër DSLR janë fantastike. Tregojnë gjithë potencialin e kamerës së iPhone 6S nëse i ofrohen kushtet e nevojshme për realizimin e videove 4K. Ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

iPhone 6S sfidon një DSLR 3000 dollarësh në realizimin e videove 4K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)