iPhone 6S Plus është telefoni inteligjent më i fuqishëm i 2015-tës sipas AnTuTu

Publikuar më: 15-01-2016

2014-10-19-15.53.12-1940x1392AnTuTu ka publikuar klasifikimin e saj të telefonët më të fuqishëm të 2015-tës. Duke shënuar mbi 132 mijë pikë, iPhone 6S Plus është mbreti i pakontestuar i performancës mobile sipas testimeve të AnTuTu.

Besojmë se kjo shifër vjen si rezultat i implementimit të grafikave të fuqishme në modelet e reja iPhone 6S dhe 6S Plus. Proçesori Apple A9 përmban mbase grafikat më të fuqishme mobile aktualisht falë eksperiencës së kompanisë me iPad Pro.

Rivali më i afërt i iPhone 6S Plus është Huawei Mate 8 duke shënuar pothuajse 93 mijë pikë. Proçesori Kirin 950 dhe grafikat Mali-T880 i sigurojnë telefonit inteligjent në fjalë vendin e dytë në këtë rënditje.

gsmarena_001

Vendi tretë u posedua nga Meizu Pro 5 dhe arsyeja pse ka një avantazh ndaj rivalit më të afërt Galaxy Note 5 është ekrani me rezolucion full HD. Kjo do të thotë se proçesori Exynos 7420 i njëjtë për të dy modelet duhet të përpunojë më shumë piksela në ekranin me rezolucion 2K të Galaxy Note 5 duke reduktuar kështu performancën.

iPhone 6 Plus zë vendin gjashtë përpara OnePlus 2. Ndërkaq listën e mbyll telefoni Android i Google, Nexus 6P me një rezultat 78,381 pikë. (PCWorld Albanian)

iPhone 6S Plus është telefoni inteligjent më i fuqishëm i 2015-tës sipas AnTuTu
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)